Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Arberi

Rama ordena la colocación del mural de la Madre Teresa en la plaza: Si nos detienen, los enfrentaremos.

Progreso Rama

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se punëtorët e kanë urdhrin për vendosjen e muralit të Nënë Terezës dhe se do të përballen me ata që tentojnë ta pengojnë realizimin e projektit.

Murali i Nënë Terezës është projektuar të vendoset në objektin ku ndodhet Ministria e Ekonomisë. Gjatë ditës së djeshme, kjo ministri nuk lejoi të vendosej murali për siç thanë se Komuna ka dhënë pëlqim për ndërhyrje në një objekt që nuk menaxhohet nga ta dhe se këtë e ka bërë pa autorizim, konsultim apo njoftim paraprak të ministrive përgjegjëse.

Në një konferencë për media në vendin ku do të vendoset murali, Rama ka thënë se projekti ka marrë lejet e nevojshme nga institucionet komunale dhe ka kaluar të gjitha procedurat ligjore. Ai ka akuzuar institucionet e nivelit qendror për pengim të projekteve të kryeqytetit.

“Kjo është e papranueshme, është e patolerueshme. Pra kemi një proces diktatorial të kësaj qeverie që e kemi parë tash e sa vite bllokon rregullisht projektet e kryeqytetit, duke filluar me sheshin, me rrugën A, Jim Xhema, duke vazhduar me nënkalimin Agim Ramadani, me ishullin urban e me shumë e shumë projekte të tjera pra me të cilat jemi ballafaquar edhe bulevardin Xhorxh Bush, e tash vazhdojnë me bllokada të jashtëligjshme. Pra kush janë këta njerëz që lëshojnë urdhra kundër vullnetit të popullit, kundër vendimit të asamblesë, të cilët janë reprezentues të qytetarëve të kryeqytetit, të popullit tonë, e dikush nga lart qenka këtu që po jep urdhër me e ndal këtë projekt madhor për kryeqytetin. Punëtorët e kanë urdhin me vendos muralin, nëse vendosin me na ndal jashtëligjshëm do të ballafaqohemi me ta”, ka thënë ai.

Ndërkaq, drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Leutrim Retkoceri, ka thënë se për realizimin e këtij projekti janë marrë pesë vendime zyrtare nga institucionet e nivelit lokal.

Ai ka theksuar se Komuna ka dhënë pëlqimet dhe lejet për vendosjen e muralit, ndërsa ka paralajmëruar prezantimin e dokumentacionit që, sipas tij, dëshmon se janë përmbushur procedurat e nevojshme.

Retkoceri ka rikujtuar se Komuna e Prishtinës është institucioni përgjegjës për administrimin e fasadave të objekteve në kryeqytet dhe dhënien e pëlqimeve për ndërhyrjet në to, në bazë të rregulloreve dhe legjislacionit në fuqi.