Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Arberi

Rama: Reduciremos el precio del petróleo en 35 centavos por litro.

Edi Rama

Në kuadër të projektbuxhetit të vitit 2027, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka thënë se do e ndryshojë mënyrën e mbledhjes së taksës së qarkullimit, duke thënë se ajo do të hiqet nga çmimi i naftës dhe do të zhvendoset te automjetet.

Siç ka deklaruar Rama, kjo nënkupton ulje automatikisht 32 lekë për litër apo 35 centë.

“Do të heqim taksën e qarkullimit nga çmimi i naftës dhe do ta ulim automatikisht 32 lekë në pompë. Ndërkohë që taksën do ta vendosim te makina dhe do ta mbledhim nëpërmjet transportit rrugor. Do të vendosim një taksë qarkullimi, siç e ka Europa, për makinat e huaja që hyjnë në Shqipëri”, ka thënë Rama në lidhje me këtë çështje.

Rama ka prezantuar projektbuxhetin për vitin 2027 me ndryshimet e parapara në vlerë 10 miliardë euro, apo më i larti deri më tani siç kanë raportuar mediat e Shqipërisë.

Si rrjedhojë, Rama ka thënë se janë gati që ta ulin normën e TVSH-së për ushqimet bazë nga 20 në 6% për 54 produkte. Gjithashtu janë parapara edhe rritje të bonuseve në disa kategori të pensioneve.

Investime janë paraparë edhe në mbrojtje, arsim, shëndetësi e bujqësi.

Leer otras actualizaciones
Edi Rama

Rama no dimite y presenta un nuevo presupuesto con reducción del IVA y aumento de las pensiones.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se nuk e ka ndërmend të largohet nga detyra...