Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë për gjykim në mungesë kundër ish-partnerit të tashmë të ndjerës, Diana Kastrati, e cila u vra me 18 maj të vitit 2011. Aktakuza është ngritur më 22 tetor të këtij viti.
Lajmin e ka konfirmuar për KOHËN, zëdhënësja e Prokurorisë, Kaltrina Shala.
Aktakuza në mungesë është ngritur për shkak se siç është raportuar edhe më herët, i akuzuari ndodhej në Spanjë dhe autoritetet kosovare kishin hasur në pengesa për ekstradimin e tij, pasi Spanja nuk e njeh shtetësinë e Kosovës.
Sipas aktakuzës A.J. më 18.05.2011 e kishte privuar nga jeta Dianën në mes të rrugës duke e goditur me armë në qafë, në udhëkryqin e rrugëve “Haxhi Zeka” dhe “Xheladin Kurbaliu” në Prishtinë. Viktima jeton te prindërit e saj pas prishjes së raportove me A.J. me të cilin kishin një fëmijë të përbashkët, pasi aktakuza specifikon se në dy vjetët e fundit të bashkëjetesës, Diana kishte raportuar te organet kompetente se kishte përjetuar maltretim fizik e psikik nga ish-partneri i saj.
Pas zhvendosjes tek shtëpia e prindërve të saj, më 26 prill të atij viti, për shkak të kërcënimeve të pretenduara ndaj saj dhe vajzës, Diana iu drejtua Gjykatës Komunale në Prishtinë, duke kërkuar urdhër për mbrojtje emergjente. Sipas ligjit, gjykata duhej të vendoste për kërkesën brenda 24 orëve. Por, kërkesa nuk mori përgjigje. Pas 22 ditësh, Diana u vra.
Në prill të vitit 2012, prindërit e Dianës iu drejtuan Gjykatës Kushtetuese, duke pretenduar se mosveprimi i Gjykatës Komunale në Prishtinë kishte cenuar të drejtat themelore të vajzës së tyre. Në shkurt të vitit 2013, Gjykata Kushtetuese u dha të drejtë. Në aktgjykimin e saj, ajo konstatoi se Gjykata Komunale kishte dështuar të përmbushte detyrimet ligjore për shqyrtimin e kërkesës për mbrojtje emergjente.
El 10 de febrero de 2023, Gjykata e Apelit e Kosovës vendosi që Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Qeveria e Kosovës të paguajnë 30 mijë euro dëmshpërblim prindërve të të ndjerës, Diana Kastrati,.
Në aktgjykimin e Apelit të datës 10 shkurt, thuhej se detyrohen të paditurat, Këshilli Gjyqësor dhe Qeveria që të kompensojnë dëmin jo-material për dhimbjet e përjetuara shpirtërore të prindërve të Kastratit, për shkak të privimit nga jeta të vajzës së tyre, në vlerë totale prej 30 mijë eurosh.
"Los demandados, el Consejo Judicial de Kosovo y el Gobierno de la República de Kosovo, ambos con sede en Pristina, están obligados a compensar el daño moral por el dolor espiritual experimentado por la privación de la vida de la hija de los demandantes. la fallecida Diana Kastrati de Pristina, fechada el 18.05.2011 en Pristina, por su exmarido, Adnon Jashari de Pristina, SOLIDARIDAD para indemnizar a los demandantes Gëzim y Makfire Krasniqi, ambos de Pristina, la cantidad total de 30,000 euros (treinta mil euros) ". se dice en la sentencia.