Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Arberi

Un paciente con cáncer gastó 14 euros en una terapia que debería haber sido proporcionada por el Estado.

Clínica de Oncología

Një paciente me kancer të qafës së mitrës në shkallën e katërt po përballet me mungesë të terapisë pembrolizumab, e cila kushton mijëra euro.

Pembrolizumabi është një ilaç imunoterapeutik që aktivizon sistemin imunitar për të njohur dhe luftuar qelizat kancerogjene.

Pacientja, e cila me këtë sëmundje po përballet prej më shumë se një viti, ka arritur t’i sigurojë privatisht katër seanca të kësaj terapie me një kosto të lartë.

“Deri më sot ia kemi dalë disi, tash nuk po mundem më. Deri sot gjithçka e kemi bërë privatisht, me rezonanca. Nëse kam pasur diçka krejt urgjente, është dashur t’i bëj privatisht, sepse te shteti s’kam mundur, pasi është dashur të pres deri në 6 muaj. Imunoterapinë e kemi siguruar, katër imunoterapi, 14 mijë euro i kam marrë. Tash më kanë sugjeruar prapë prej QKUK-së me i marrë edhe pesë imunoterapi po tash nuk mundem, prej nesër më kanë thënë me vazhdu me i marrë, po tash nuk kam mundësi, sepse që një vit gjithçka kemi bërë me çka kemi pasur takat”, ka thënë ajo në kushte anonimiteti.

Pembrolizumabi është pjesë e Listës Esenciale të Barnave që nënkupton se duhet të sigurohet nga shteti. 

Pacientja thotë se duhet ta marrë këtë terapi çdo tri javë.

Ajo thotë se nga mjekët merr edhe rekomandimin se ku mund ta sigurojë terapinë, por jo edhe recetën e vulosur.

“Na e blejmë në Prishtinë. Rekomandimi vjen prej mjekut, është një barnatore aty, ato e porosisim dhe aty e marrim. Jo, recetë nuk na japin, na e shkruajnë me një letër të vogël të bardhë, me kimikë. Recetë nuk ka”, ka thënë ajo.

Pacientja po ashtu thotë se nga klinika ka kërkuar edhe dokumentin me tre nënshkrime, përmes të cilit do të mund të aplikonte për kompensimin e shpenzimeve, por atë nuk e ka marrë.

“Jo, nuk na i lëshojnë. Thonë nuk kemi të drejtë. Pse kam kërkuar edhe këta për imunoterapi që e marr, me shku në Ministri të Shëndetësisë me bë kërkesë që me ma lehtësu sadopak, por as ata nuk ma japin, as nuk e marrin parasysh”, ka shtuar ajo.

Në pamundësi për ta siguruar terapinë, pacientja tashmë u është drejtuar qytetarëve për ndihmë.
KOHA ka dërguar pyetje edhe në SHSKUK dhe në Ministrinë e Shëndetësisë, por deri në publikimin e këtij teksti nuk ka marrë përgjigje.

KOHA ka raportuar vazhdimisht për rastet kur pacientët detyrohen t’i sigurojnë vetë terapitë, duke shpenzuar mijëra euro për barna që duhet të jenë të qasshme në sistemin publik shëndetësor.

Klinika e Onkologjisë ndërkohë vazhdon të ketë mungesa të terapive si: Dabrafenibit, Avastinës dhe Sorafenibit.