Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Arberi

A partir de la próxima semana, la Inspección de Educación comenzará a verificar si se han proporcionado libros a los estudiantes.

libros de texto

Foto: Ilustración

Kur kanë mbetur edhe më pak se dy muaj deri në përfundim të gjysmëvjetorit të parë të këtij vitit shkollor, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar se Inspektorati i Arsimit përmes vizitave në shkolla, do të nisë procesin e verifikimit nëse nxënësit janë pajisur me tekstet shkollore dhe që procesi mësimor po vijon i rregullt. Sipas njoftimit të Ministrisë verifikimi nis nga java e ardhshme.

Kjo sipas njoftimit do të bëhet për t'u siguruar se mjetet e subvencionimit janë përdorur për blerjen e teksteve shkollore.

Gjithashtu Ministria u ka rikujtuar të gjithë prindërve dhe kujdestarëve ligjorë se tekstet dhe materialet shkollore të subvencionuara për nxënësit e arsimit fillor dhe të mesëm të ulët (klasat 1–9) duhet të ruhen me kujdes dhe të kthehen në shkollë në përfundim të vitit mësimor.

“Në përputhje me Udhëzimin Administrativ të MASh Nr. 13/2016 për pajisjen e nxënësve me tekste shkollore, përdorimin dhe ruajtjen e tyre, dhe Deklaratën e prindit/kujdestarit ligjor përfitues të subvencionimit të teksteve dhe materialeve shkollore për vitin 2026-2027, nxënësit dhe prindërit kanë përgjegjësi për mirëmbajtjen, ruajtjen dhe kthimin e teksteve shkollore bazë në gjendje të përshtatshme për ripërdorim. Dorëzimi i teksteve bëhet te kujdestari i klasës, në përfundim të vitit mësimor”, thuhet në njoftim. 

Ministria u ka bërë thirrje prindërve dhe kujdestarëve që të kujdesen për ruajtjen e teksteve shkollore, në mënyrë që nga ato të mund mësojnë dhe shërbehen gjeneratat e ardhshme të nxënësve.