Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Arberi

"Rruga B" permanecerá cerrada temporalmente mañana.

Municipio de Pristina

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nesër nga ora 08:30 deri në 12:00 “Rruga B” do të mbyllet përkohësisht për qarkullimin e automjeteve për shkak të zhvillimit të garës "Criterium Prishtina 2026", edicioni i parë.

Në një postim në Facebook Komuna ka njoftuar për detajet e bllokimit.

“Detajet e Bllokimit dhe Itinerarit: Zona e kufizuar: Rruga B – nga segmenti poshtë te rrethi i lidhjes me Rrugën A e deri lart te rrethi i Maxi 24. Qarkullimi në rrethrrotullim: Rrethrrotullimi te Maxi 24 NUK do të bllokohet; shiriti i tij i brendshëm do të mbetet i hapur  për qarkullim normal”, thuhet në njoftim.

Komuna ka lutur qytetarët që për të shmangur vonesat dhe ngarkesën në trafik, të përdorin rrugët alternative si: “Rruga A”, “Rruga C” dhe rruga "Fadil Vata", përmes “Bregut të Diellit”.