Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Arberi

Nagavci: El asesinato de Arlinda, una tragedia que exige justicia, responsabilidad y rendición de cuentas institucional.

Nagavci

Foto de : Driton Pacharada

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka thënë se si grup parlamentar kanë kërkuar mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme dhe është iniciuar edhe themelimi i një komisioni hetimor parlamentar që do të merret me shqyrtimin e gjithë zinxhirit të përgjegjësisë institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt të dielën në Vitomiricë të Pejës. 

Zekaj u vra nga ish-kunati i saj, vetëm pak ditë pasi kishte dërguar letër në Prokurori ku kishte paralajmëruar për rrezikun për jetën e saj. Zekaj u vra vetëm pak minuta pasi u dërgua në shtëpi me përcjellje policore, ndërsa paraprakisht ishte arrestuar ish-bashkëshorti i saj për dhunë në familje. 

“Në rastin e Arlindës është e domosdoshme të shqyrtohet i gjithë zinxhiri institucional. Nga momenti i parë kur ka kërkuar mbrojtje deri te veprimet e fundit të ndërmarra apo mosndërmarra para vrasjes së saj. Të dimë nëse ka pasur neglizhencë, vonesa të pajustifikueshme, moszbatim të vendimeve gjyqësore apo dështim të koordinimit mes institucioneve”, tha Nagavci. 

Nagavci ka thënë se nuk mjafton që pas çdo vrasje të shprehur dhimbje e kërkohet drejtësi. 

“Letra e Arlindës duhet të shërbejë si thirrje për përgjegjësi dhe për shqyrtim serioz të mënyrës si funksionojnë institucionet tona”, tha Nagavci. “...Na duhet drejtësi që vepron me kohë, që mbron jetën e nuk lë paralajmërimet pa përgjigje”. 
 

Leer otras actualizaciones
el parlamento de kosovo

EN DIRECTO: Sesión extraordinaria del Parlamento sobre el asesinato de Arlinda Zekaj.