Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Arberi

Kurti viaja a Francia y participa en el Foro de la Paz.

Albin Kurti

Foto de : Driton Pacharada

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar të shtunën drejt Francës, ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris dhe në darkën shtetërore të shtruar nga presidenti francez, Emmanuel Macron.

Sipas njoftimit të Qeverisë, gjatë vizitës në Francë dhe në margjinat e Forumit, Kurti do të zhvillojë takime bilaterale me liderë, zyrtarë të lartë dhe përfaqësues të shteteve e institucioneve të ndryshme.

Ai pritet të zhvillojë takime edhe me personalitete të fushës së arsimit, akademisë, artit dhe kulturës.

Forumi i Paqes në Paris mbledh përfaqësues të shteteve, institucioneve ndërkombëtare dhe organizatave të ndryshme për të diskutuar çështje që lidhen me paqen, sigurinë dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.