Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Arberi

Kurti a "Le Monde": Sabemos quién perdió en las elecciones en Serbia, pero no sabemos quién ganó.

Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për “Le Monde” ka thënë se është për një proces të anëtarësimit në Bashkim Evropian bazuar në merita, e jo për anëtarësime nëpërmjet “rrugëve të tërthorta”. 

“Ne nuk duam rrugë të shkurtra, proces të përshpejtuar apo hyrje nga dyert e pasme në Bashkimin Evropian, por një proces të bazuar në meritë”, këmbëngul Kurti.

Pengesë për rrugën evropiane të Kosovës është mosnjohja nga pesë shtetet anëtare të BE-së: Spanja, Qipro, Greqia, Rumania e Sllovakia. 

Kurti thotë se Sllovakia është vendi që paraqet rezistencën më të madhe.

Kryeministri i Sllovakisë, Roberto Fico, nuk e fsheh afërsinë e tij ideologjike me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. 

Ai madje ishte paraqitur karshi Aleksandar Vuçiqit në fushatën zgjedhore të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Serbi që u mbajtën në tetor, e në të cilat Vuçiq pësoi humbje. 

“Këto kundërshtime bëjnë që Prishtina ende të presë marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Sipas kryeministrit, Kosova është i vetmi vend evropian, ndër shtetet që janë përfshirë në procesin e zgjerimit, që ende nuk e ka marrë këtë status. Pas liberalizimit të vizave për zonën Schengen, të arritur tre vjet më parë, Prishtina synon ta kalojë edhe këtë fazë, por pa kërkuar trajtim të privilegjuar”, shkruan “Le Monde”. 

Kurti ka thënë se për katër vjetët e ardhshëm prioritet i ka reformat në drejtësi, administratë publike e arsim. 

E sa i përket zgjedhjeve në Serbi, ku Lista Studentore shënoi fitore, Kurti shfaq një optimizëm pragmatik. 

“Ne e dimë se kush humbi, por ende nuk e dimë se kush fitoi”, tha Kurti, duke ndarë kështu qëndrimin e përgjithshëm të vëzhguesve të huaj lidhur me rezultatin e zgjedhjeve në Serbi.

Kurti gjendet në takim treditorë në Paris, për të marrë pjesë në Forumin e Paqes, dhe për t’u takuar dy herë me presidentin francez Emmanuel Macron. 

Ai fillimisht u takua të martën në Pallatin Elysee, e të mërkurën edhe më pas me delegacione përkatëse të Kosovës e Francës. 

“Qeveria e Kosovës po kërkon mbështetjen e Parisit për disa çështje, përfshirë organizimin e Lojërave Mesdhetare të vitit 2030 në Prishtinë. Kosova ka siguruar një kredi prej 60 milionë eurosh nga Agjencia Franceze për Zhvillim (AFD) për projektimin e fshatit ndërkombëtar të sportistëve”, shkruan “Le Monde”. 

Gazeta franceze shkruan se Kurti po tenton të tërheqë investime të huaja në sektorët e energjisë dhe infrastrukturës. 

Ka shkruar se si më 10 nëntor, grupi francez Akuo Energy fitoi një tender publik për ndërtimin e turbinave me erë me kapacitet prej 98 megavatësh. 

“Në aspektin ekonomik, ky lider, i pozicionuar në të majtë të spektrit politik në Kosovë, po përpiqet të tërheqë investime të huaja në sektorët e energjisë dhe infrastrukturës. Më 10 nëntor, grupi francez Akuo Energy fitoi një tender publik për ndërtimin e turbinave me erë me kapacitet prej 98 megavatësh (MË). Kosova, një vend malor i pasur me burime ujore, po kërkon gjysmë miliard euro për të financuar ndërtimin e pesë digave, të cilat synojnë t'u përgjigjen nevojave të industrisë, bujqësisë dhe amvisërive”, ka shkruar “Le Monde”. 

Po ashtu Kurti po kërkon edhe të bëhen investime në rrjetin e transportit hekurudhor. Po kërkon ndërtimin e tri linjave hekurudhore dhe modernizimin e një linje të katërt, shkruan mediumi francez.  

Kurti për “Le Monde” ka thënë se e sheh transportin hekurudhor si një instrument për zhvillimin ekonomik, por edhe si çështje thelbësore të sigurisë. 

Ai kërkon mbështetje të Francës për t’u integruar në Rrjetin Trans-Evropian të Transportit.

“Shikoni Ukrainën, atje shkohet me tren, jo me aeroplan. Prandaj, ky është mjeti më rezistent i transportit”, tha Kurti.

Kurti madje qysh në fillim të intervistës me “Le Monde”, të realizuar të martën, ka folur për agresionin rus në Ukrainë. 

“Agresioni rus ndaj Ukrainës tregon se historia po rikthehet në skenën botërore me më shumë forcë se kurrë në këtë shekull”, tha Kurti, duke lënë një mesazh të qartë se Kosova po ndihet e cenueshme, ndërsa po afrohen zhvillime të reja të rrezikshme. 

“Megjithatë, kryeministri kosovar 51-vjeçar, i cili është në këtë detyrë që nga viti 2021, nuk shfaq shenja shqetësimi”, shkruan “Le Monde”.