Në adresë të Avokatit të Popullit është dërguar një kërkesë për ta kontestuar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Dhomat e Specializuara. Nënshkruesit kanë theksuar se ky ligj mund t’i ketë dhënë Speciales në Hagë mandat përtej autorizimeve kushtetuese dhe kornizës së përcaktuar në Raportin e Dick Martyt
Përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, komunitetit akademik, si dhe organizatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut kanë ngre dyshimin se Ligji për Dhomat e Specializuara, i miratuar 11 vjet më parë, i ka dhënë Speciales në Hagë mandat përtej autorizimit të përcaktuar me Kushtetutën e Kosovës, duke bërë që të trajtohen pretendime përtej atyre në Raportin e senatorit Dick Martyt, i miratuar në Këshillin e Evropës.
Përmes një kërkese drejtuar Avokatit të Popullit, ata kanë kërkuar që Gjykata Kushtetuese të sqarojë kufijtë e këtij mandati dhe nëse, në praktikën e saj, Specialja ka kaluar nga trajtimi i përgjegjësisë individuale për krime konkrete në vlerësime më të gjera për luftën, organizimin dhe strukturat e UÇK-së.
“Të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese të sqarojë nëse lidhja me Raportin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës përbën kufizim material, real dhe të kontrollueshëm të juridiksionit, si dhe nëse Ligji ofron garanci të mjaftueshme për ta dalluar objektivin legjitim të pavarësisë dhe organizimin e luftës çlirimtare nga përgjegjësia individuale për krime konkrete”, thuhet mes tjerash në kërkesën e dorëzuar tek Avokati i Popullit. “Të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese të sqarojë nëse qëllimi i pretenduar i përbashkët kriminal duhet të përcaktohet vetëm mbi bazën e provave bashkëkohore me veprimet përkatëse dhe jo duke projektuar në mënyrë retrospektive mbi periudhën e luftës një rezultat politik të mëvonshëm, siç ishte pavarësia e Kosovës, e cila varej nga një varg zhvillimesh, vendimesh dhe procesesh politike vendore e ndërkombëtare të pavarura nga veprimet e të akuzuarve”.
Në këtë dokument është thënë se qëllimi i kërkesës është mbrojtja e Kushtetutës, integritetit të sistemit të drejtësisë së Kosovës, të drejtave të viktimave dhe të drejtës së çdo personi që të gjykohet mbi bazën e një ligji të qartë, të parashikueshëm dhe kushtetutshmërisht të vlefshëm.
“Kjo çështje shkon përtej një aktgjykimi dhe individëve të përfshirë në një rast të caktuar. Ajo prek kufijtë e autoritetit gjyqësor, parimin e përgjegjësisë penale individuale, karakterin e sistemit kushtetues të Kosovës dhe mënyrën se si historia e luftës çlirimtare trajtohet nga një institucion i krijuar me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës”, thuhet në kërkesë. “Besojmë se Avokati i Popullit do ta shqyrtojë këtë kërkesë në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe me seriozitetin që kërkojnë pasojat e saj kushtetuese dhe shoqërore”.
Kërkesa është dorëzuar dhjetë ditë pasi gjykata që formalisht është e Kosovës, por është e përbërë nga ndërkombëtarët dhe ka seli në Hagë, dënoi për krime lufte katër udhëheqës të UÇK-së: Hashim Thaçin e Jakup Krasniqin me nga 25 vjet burgim, Kadri Veselin me 18 vjet burgim dhe Rexhep Selimin me 13 vjet burgim. Sipas gjykatës, ata vepruan si ndërmarrje e përbashkët kriminale.
Tek Avokati i Popillut, kërkesën e ka dërguar Ramadan Ilazi, udhëheqës i hulumtimeve në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë. Ajo është nënshkruar edhe nga ish-kryetari i Kushtetueses, Enver Hasani.
Ata kanë theksuar se kërkesën e paraqesin me respekt të plotë për pavarësinë e gjyqësorit, dinjitetin dhe të drejtat e viktimave, të drejtën e secilit person për proces të rregullt gjyqësor dhe mjete juridike efektive, si dhe parimin se pretendimet e besueshme për krime lufte duhet të hetohen dhe gjykohen në mënyrë të drejtë, të paanshme dhe profesionale. Po ashtu kanë thënë se kërkesa nuk synon shqyrtimin e provave kundër personave të akuzuar, zëvendësimin e procedurës së ankimit apo përcaktimin e fajësisë ose pafajësisë individuale.
“Se trata de los límites constitucionales de la legislación mediante la cual se crearon y operan las Salas Especializadas, así como de la compatibilidad de la jurisdicción y las formas de responsabilidad penal previstas en la misma con la Enmienda N° 24, los derechos y libertades fundamentales y los principios constitucionales de legalidad, seguridad jurídica, proporcionalidad y responsabilidad penal individual”, afirma la solicitud.
Në dokument është thënë se paragrafi i parë i nenit 162 të Kushtetutës lejon themelimin e Dhomave të Specializuara dhe të Zyrës së Prokurorit të Specializuar me qëllim që Kosova t’i përmbushë obligimet e saj ndërkombëtare lidhur me Raportin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, të datës 7 janar 2011. Ndërkaq, theksohet se Ligji i miratuar pastaj përcakton po ashtu se këto institucione janë themeluar për procedura lidhur me pretendimet për krime të rënda ndërkufitare dhe ndërkombëtare, të cilat lidhen me pretendimet e raportit dhe kanë qenë objekt i hetimeve nga Task Forca Hetimore Speciale. Sipas parashtruesve të kërkesës, nga kjo rezulton se Kushtetuta nuk ka dhënë autorizim të pakufizuar për krijimin e një juridiksioni të përgjithshëm penal.
“Ajo ka lejuar një mekanizëm të specializuar, brenda sistemit të drejtësisë së Kosovës, për një qëllim të caktuar kushtetues dhe me lidhje të përcaktuar me pretendimet që çuan në themelimin e tij”, thuhet në shkresë. “Përmbledhja e aktgjykimit në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit e ka bërë më të dukshme mënyrën se si janë interpretuar dhe zbatuar këto dispozita. Ajo përfshin vlerësime të gjera mbi historinë, organizimin, udhëheqjen dhe strukturat politike e ushtarake të UÇK-së, komunikatat publike, emërimet, shërbimet e inteligjencës, policinë ushtarake, zonat operative, si dhe objektivat e sigurimit të pavarësisë së Kosovës dhe vendosjes së kontrollit politik dhe institucional”.
Trupi gjykues ka deklaruar se çështja nuk kishte të bënte me legjitimitetin e UÇK-së apo me qëllimin e saj për një Kosovë të pavarur. Ky sqarim është i rëndësishëm, është theksuar në kërkesën adresuar Avokatit të Popullit. Megjithatë, në të është theksuar se shtrirja e analizës ngre pyetjen nëse lidhja me pretendimet konkrete të Raportit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ka funksionuar si kufizim real dhe efektiv i juridiksionit, apo si pikënisje për ushtrimin e një juridiksioni shumë më të gjerë mbi organizimin dhe veprimtarinë e UÇK-së gjatë dhe pas luftës.
Në kërkesë është thënë se, nëse shprehja “të cilat ndërlidhen me Raportin e Asamblesë së Këshillit të Evropës” interpretohet aq gjerësisht sa të përfshijë çdo krim të pretenduar, person, strukturë, politikë apo zhvillim që ka lidhje të përgjithshme historike me UÇK-në, kufizimi i nenit 6 rrezikon të humbasë efektin e vet juridik.
Nënshkruesit e kërkesës kanë thënë se kjo kërkon sqarim nëse mandati është zgjeruar përtej kufijve të autorizimit të dhënë nga neni 162 i Kushtetutës. Në këtë drejtim, ata kanë kërkuar të sqarohet nëse: lidhja me Raportin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës përbën kusht material dhe të detyrueshëm për ushtrimin e juridiksionit në secilin rast; kjo lidhje duhet të dëshmohet në raport me krimet konkrete, personat e akuzuar dhe qëllimin e pretenduar kriminal, dhe jo vetëm përmes një lidhjeje të përgjithshme historike ose organizative me UÇK-në; neni 6, paragrafi 1, i lexuar së bashku me nenet 1, 7, 8, 9 dhe 12 të Ligjit, ofron kufizim mjaftueshëm të qartë, objektiv dhe të parashikueshëm të juridiksionit; dhe një shtrirje e tillë, nëse konstatohet, është në përputhje me nenet 7, 16, 31, 33, 55, 102, 103 dhe 162 të Kushtetutës.
Trupi gjykues ka deklaruar se rasti nuk kishte të bënte me legjitimitetin e UÇK-së apo me qëllimin e saj për sigurimin e një Kosove të pavarur dhe se objektivat e ndjekura nga të akuzuarit, në vetvete, nuk e bënin veprimtarinë e tyre kriminale. Në të njëjtën kohë, përmbledhja e aktgjykimit identifikon dy objektiva të përgjithshme që, sipas trupit gjykues, ndiqeshin nga të akuzuarit dhe pjesëtarë të tjerë të udhëheqjes së UÇK-së: sigurimin e pavarësisë së Kosovës dhe vendosjen e kontrollit politik dhe institucional mbi Kosovën që shpresohej të bëhej e pavarur. Trupi gjykues më pas ka konstatuar se, gjatë përpjekjeve për realizimin e këtyre objektivave, një komponent kritik i mjeteve dhe strategjisë së pretenduar ishte shënjestrimi, eliminimi ose neutralizimi i personave të përshkruar si “Kundërshtarë”.
Nënshkruesit e kërkesës kanë theksuar se, ndonëse pavarësia e Kosovës nuk është cilësuar shprehimisht si objektiv kriminal, ndjekja e pavarësisë dhe e kontrollit politik e institucional është vendosur brenda strukturës faktike përmes së cilës është shpjeguar ekzistenca dhe funksionimi i qëllimit të pretenduar të përbashkët kriminal.
“Objektivi legjitim i çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës, organizimi politik dhe ushtarak për realizimin e këtij objektivi dhe përgjegjësia penale për veprime të caktuara janë çështje juridikisht të dallueshme. Një objektiv legjitim politik ose ushtarak nuk mund të krijojë vetvetiu dashjen kriminale, sikurse pjesëmarrja në udhëheqjen, organizimin, komunikimin politik apo zhvillimin institucional të një lëvizjeje çlirimtare nuk mund ta zëvendësojë provën për kontribut të qëllimshëm në një qëllim konkret kriminal”, thuhet në arsyetimin e kërkesës. “Prandaj, kërkojmë që Gjykata Kushtetuese të sqarojë nëse nenet 6, 12 dhe 16 ofrojnë garanci të mjaftueshme për të bërë dallimin ndërmjet objektivit legjitim të lirisë dhe pavarësisë, veprimtarisë së ligjshme politike, ushtarake dhe institucionale, dhe kontributit të qëllimshëm në krime konkrete ose në një qëllim konkret kriminal”.
Në kërkesë janë dhënë shtjellime edhe për ligjshmërinë dhe parashikueshmërinë e përgjegjësisë penale.
Aty është theksuar se neni 12 i Ligjit parasheh zbatimin e së drejtës zakonore ndërkombëtare dhe të së drejtës materiale penale të Kosovës, për aq sa kjo e fundit është në përputhje me të drejtën zakonore ndërkombëtare, në formën që këto norma kanë pasur në kohën e kryerjes së krimeve të pretenduara.
“Neni 16, paragrafi 1(a), përcakton përgjegjësinë penale individuale të personit që ka planifikuar, nxitur, urdhëruar, kryer ose në ndonjë mënyrë tjetër ka ndihmuar në planifikimin, përgatitjen ose kryerjen e një krimi. Përmbledhja e aktgjykimit deklaron se të akuzuarit janë shpallur përgjegjës përmes kontributit të tyre domethënës në një ndërmarrje të përbashkët kriminale”, thuhet në kërkesë. “Megjithatë, teksti i nenit 16 nuk e përdor shprehimisht termin ‘ndërmarrje e përbashkët kriminale’, nuk i përcakton elementet ose format e saj dhe nuk përcakton qartë kufirin ndërmjet kontributit politik ose institucional dhe kontributit në një qëllim të përbashkët kriminal. Parimi i ligjshmërisë kërkon që format e përgjegjësisë penale dhe pasojat e tyre juridike të jenë të qasshme, të qarta dhe të parashikueshme, veçanërisht kur përgjegjësia mbështetet në të drejtën zakonore ndërkombëtare dhe në praktikën gjyqësore”.
Nisur nga kjo, në kërkesë është lipsur të sqarohet nëse: nenet 12 dhe 16 i përcaktojnë format e përgjegjësisë penale individuale me qartësinë dhe parashikueshmërinë e kërkuar nga neni 33 i Kushtetutës dhe neni 7 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut; neni 16, paragrafi 1(a), lejon përgjegjësi penale mbi bazën e ndërmarrjes së përbashkët kriminale kur kjo formë dhe elementet e saj nuk përkufizohen shprehimisht në Ligj; dhe dispozitat përkatëse ofrojnë garanci që anëtarësimi në struktura politike ose ushtarake, vendimmarrja institucionale, mbështetja për pavarësinë, komunikimi politik gjatë luftës apo kontributi në organizimin e UÇK-së të mos shërbejnë, pa prova përkatëse për dashjen dhe kontributin individual, si zëvendësim për përgjegjësinë penale personale.
Në kërkesë është rikujtuar se Gjykata Kushtetuese, në rastin KO26/15, e ka shqyrtuar propozimin për Amendamentin nr. 24 dhe ka vlerësuar se ai nuk i zvogëlonte të drejtat dhe liritë e garantuara me Kapitujt II dhe III të Kushtetutës dhe nuk cenonte frymën e Kushtetutës. Por, kanë theksuar se kërkesa që propozojnë paraqet një çështje juridikisht të dallueshme.
“Rasti KO26/15 kishte të bënte me vlerësimin paraprak të amendamentit të propozuar kushtetues. Ai nuk përbënte shqyrtim të plotë të çdo dispozite të miratuar më pas në Ligjin nr. 05/L-053 dhe as nuk mund ta vlerësonte plotësisht mënyrën konkrete se si ato dispozita do të interpretoheshin dhe zbatoheshin në procedurat gjyqësore të viteve në vijim”, thuhet në kërkesë. “Kjo kërkesë nuk synon rishqyrtimin e kushtetutshmërisë së nenit 162. Ajo kërkon të shqyrtohet nëse dispozita të caktuara të ligjit zbatues, në formulimin dhe zbatimin e tyre konkret, kanë mbetur brenda autorizimit të dhënë nga neni 162 dhe garancive të Kapitullit II të Kushtetutës”.
Në shkresë është theksuar se iniciativa nuk duhet të interpretohet si mohim i vuajtjeve të ndonjë viktime, kundërshtim ndaj së drejtës së viktimave për të vërtetën dhe drejtësinë, apo kërkesë për imunitet të ndonjë individi.