Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Arberi

Gruda: Las enmiendas a la Ley de Asuntos Especiales no tienen errores, respaldo cada una de ellas.

Progreso Gruda

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, në një postim në Facebook ka thënë se Ligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk ka asnjë gabim. Reagimi i tij erdhi pasi presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, me kërkesë të PDK-së e ka rikthyer në Kuvend Ligjin për rishqyrtim. 

Gruda ka thënë se do të preferonte që sot të fliste për zbatim të ligjit, e jo rihapjen e debatit me të. 

“Ligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk ka asnjë gabim. Asnjë. Jam krenar për punën që kam bërë, bashkë me ekipin me të cilin e kemi hartuar këtë ligj. Është konsultuar me këdo që është dashur të konsultohet. Unë qëndroj sot, dhe do të qëndroj deri në fund, prapa çdo shkronje të këtij ligji. E di sa punë, sa përpjekje dhe sa përgjegjësi ka pasur pas tij. Do të kisha preferuar që sot të flisnim për zbatimin e ligjit, jo për rihapjen e debatit mbi të. Megjithatë, nëse Kuvendi e rishqyrton, kjo duhet të bëhet me përgjegjësi, me argumente juridike dhe me vendosmëri për ta ruajtur thelbin e tij”, ka shkruar Gruda. 

Ai ka thënë se nuk heq dorë nga qëllimi për të cilin u hartua ligji. 

“ Unë nuk tërhiqem nga bindja ime, nuk distancohem nga puna ime dhe nuk heq dorë nga qëllimi për të cilin ky ligj u hartua. Çdo hap i mëtejshëm duhet të na afrojë drejt një drejtësie të pavarur që e mbron luftën tonë të drejtë çlirimtare, jo të na largojë prej saj. Për të tjerat, këtu do të jemi dhe do të flasim”, ka shkruar Gruda. 
 

Leer otras actualizaciones
El parlamento de Kosovo

A petición del PDK, las enmiendas a la Ley de Asuntos Especiales se devuelven a la Asamblea.

La presidenta Justina Shiroka-Pula ha vuelto a presentar ante la Asamblea las enmiendas a la Ley de Asuntos Especiales, a petición de...