Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Arberi

Competencia: Se han considerado alrededor de 20 ubicaciones para excavaciones, y hay 4 más en la agenda para este año.

dedicación de la carrera

Rreth 20 lokacione janë trajtuar për gërmime vlerësuese gjatë vitit 2026, në kuadër të përpjekjeve për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, ndërsa në tre deri në katër lokacione të tjera pritet të zhvillohen aktivitete deri në fund të vitit.

Kështu ka bërë të ditur për Ekonomia Online udhëheqësi i Njësisë së Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Kushtrim Gara, i cili ka thënë se aktualisht janë duke u zhvilluar gërmime në një lokacion mes Kaçanikut dhe Shtërpcës, ndërsa në agjendë janë edhe disa lokacione të tjera në pjesë të ndryshme të Kosovës.

“Edhe këtë vit, pra gjatë vitit 2026, pavarësisht që disa javë kemi qenë të fokusuar në lokacionet e varrezave masive në Jabukë dhe Kalludër, sigurisht ka pasur dinamikë në kuptim të angazhimit në terren. Deri më tani, siç e kam thënë, janë diku 20 lokacione të adresuara në kuptim të gërmimit vlerësues. Kemi të paktën tre-katër lokacione, të cilat do të jenë pjesë e agjendës edhe në pjesën e mbetur të vitit. Për momentin jemi në një lokacion mes zonës së Kaçanikut dhe Shtërpcës. E potencova që do të jenë me interes ose me prioritet edhe lokacionet në varrezat në veri të Mitrovicës. Pastaj do të jetë pjesë e agjendës edhe lokacioni i varrezave të qytetit të Prishtinës, pra varrezat në lagjen Arbëria. Meqë e kemi thënë edhe më parë, gjatë kohës së luftës, lokacionet e varrezave të qyteteve të mëdha, si lagjja Arbëria në Prishtinë, varrezat e besimtarëve myslimanë në veri të Mitrovicës, apo lagjja Brekoc në Gjakovë, lagjja Tusuz në Prizren, varrezat e qytetit të Pejës dhe varrezat e qyteteve të tjera, por edhe të fshatrave, janë përdorur, në qoftë se mund ta them këtë fjalë, gjatë kohës së luftës nga forcat serbe për të fshehur kufomat e viktimave të luftës, në përpjekje për të fshehur gjurmët e krimit”, tha ai.

Gara ka theksuar se lokacionet e varrezave të qyteteve të mëdha mbeten me interes, pasi gjatë luftës dyshohet se janë përdorur për fshehjen e trupave të viktimave. Sipas tij, për identifikimin e hapësirave të mundshme nevojiten informacione shtesë, veçanërisht nga arkivat e institucioneve të Serbisë.

“Rrjedhimisht, kërkimet në këto lokacione mbeten gjithmonë sfiduese. Në mungesë të informacioneve ose informatave, të cilat do të duhej të vinin nga arkivat e institucioneve të Serbisë, e në mënyrë të veçantë në lokacionet e varrezave të qyteteve, ku potencialisht mundësia për të hasur në mbetje mortore është gjithmonë e madhe, megjithatë duhet të jemi të kujdesshëm që të procedojmë saktësisht me lokacionet ose varret, ose hapësirat që mund të jenë me interes ose që ndërlidhen me procesin ose angazhimin institucional për të nxjerrë të vërtetën, përkatësisht për të zbardhur fatin dhe vendndodhjen e më shumë se 1,500 qytetarëve tanë që vazhdojnë të jenë në listën e personave të zhdukur”, tha ai.

Ai ka përmendur edhe angazhimet e fundit në lokacionet e varrezave masive në Kalludër dhe Jabukë të Zubin Potokut, ku janë pranuar raporte të ADN-së për gjashtë identifikime, ndërsa ende priten rezultate për mostrat e tjera të dërguara për testim.

Ndërkaq, lidhur me tri identifikimet e bëra publike më 3 nëntor, ai ka thënë se pas pranimit të raporteve të ADN-së janë organizuar takime me familjet e viktimave, me të cilat janë diskutuar edhe hapat e procedurat e mëtejshme.

“Në këtë rast bëhet fjalë për tre, po e them, veprimtarë të çështjes kombëtare, atdhetarë, emra të shquar si doktor Adem Ademi, doktor Fatmir Fazliu dhe juristi i njohur Ali Haliti. Pra, takimi me familjet është organizuar, po e them, ditën e nesërme, pra menjëherë pasi i kemi pranuar raportet e ADN-së, dhe kemi kumtuar ose kemi njoftuar për rezultatet që kemi pranuar. Në këto takime, kemi bashkëbiseduar pastaj edhe për hapat e mëtejshëm, në kuptim të caktimit të datave, por edhe të vendit të rivarrimit”, tha ai.

Gara ka folur edhe për angazhimet në lokacionet e tjera në veri të vendit, duke përmendur mbetjet mortore të një personi që janë gjetur dhe zhvarrosur gjatë një rigërmimi vlerësues në varrezat e besimtarëve myslimanë në veri të Mitrovicës.

Ai ka bërë të ditur se për identifikimin e tij priten rezultatet e analizave të ADN-së, ndërsa ky lokacion do të vazhdojë të trajtohet me prioritet nga institucionet përgjegjëse.

“Ne edhe gjatë këtyre javëve ose ditëve, pra pasi i kemi përfunduar gërmimet në ato tri varre masive, tri lokacionet e varreve masive, pra po flasim për lokacionet e varreve masive në Kalludër dhe Jabukë të Zubin Potokut, kemi qenë të angazhuar edhe në një lokacion tjetër në veri të vendit, përkatësisht në varrezat në veri të Mitrovicës, pra varrezat e besimtarëve myslimanë, me një gërmim vlerësues që po ashtu ka rezultuar me gjetjen dhe zhvarrosjen e mbetjeve mortore të një personi, ose një individi. Sigurisht, do të presim rezultatet e ADN-së pastaj për të konfirmuar më tutje ose për të pasur më shumë hollësi rreth mbetjeve mortore të zhvarrosura”.