Protestat kundër dështimit institucional për ta mbrojtur Arlinda Zekajn, janë zgjeruar edhe në Pejë e Mitrovicë. Dorëheqja e drejtorit të Policisë, Gazmend Hoxha, dhe suspendimi i 11 zyrtarëve policorë nuk i kanë ndalur kërkesat për përgjegjësi. Ministrat Donika Gërvalla dhe Xhelal Sveçla kanë refuzuar të japin dorëheqje, pavarësisht kritikave për dështimet e institucioneve që drejtojnë. Ndërkaq, Këshilli Prokurorial ka publikuar arsyetimin për suspendimin e kryeprokurores së Pejës dhe prokurores së rastit
Zëri i të ndjerës Arlinda Zekaj, të cilin vetë e kishte incizuar duke kërkuar siguri nga togeri i Policisë, Faruk Muqolli, kumboi të premten para Stacionit Policor në Pejë, por kësaj radhe i transmetuar me altoparlant.
Fjalët e saj u kthyen në thirrje të protestuesve, të cilët kërkuan përgjegjësi për mungesë veprimesh për ta parandaluar vrasjen e saj, si dhe shkarkimin e zyrtarëve përgjegjës, e jo vetëm suspendimin e tyre.
Protesta, e cila fillimisht nisi qetë në sheshin e Pejës, vazhdoi drejt institucioneve. Para objektit të Komunës, situata u tensionua dhe protesta u shoqërua me përplasje.
Pas Komunës, destinacion i radhës u bë Qendra për Punë Sociale. Aty, protestuesit kërkuan llogari nga drejtoresha e Mirëqenies Sociale, Albulena Mujaj-Bajraktaraj.
Tymi i kuq dhe ngjyra u hodhën në drejtim të objektit të Qendrës për Punë Sociale dhe zyrtarëve policorë. Në muret e objektit mbetën edhe mesazhet e protestuesve.
E mes tensioneve dhe thirrjeve, ishte një moment duartrokitjesh. Dorëheqja e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Gazmend Hoxha, u prit me brohoritje nga protestuesit.
Hoxha ka deklaruar se ka ofruar dorëheqje morale, pasi u vra Arlinda Zekaj nga ish-kunati, pak minuta prej që ekipi i policisë e kishte dërguar deri tek oborri i shtëpisë pas denoncimit të radhës të ish-bashkëshortit për dhunë e presion.
Bazuar në komunikimet e publikuara, ajo paraprakisht kishte denoncuar edhe ish-kunatin, por ndaj tij nuk ishte ndërmarrë ndonjë masë, e së paku një polic dëgjohet tek i thotë asaj se është lodhur me këtë rast.
Kryeministri Albin Kurti njoftoi se ka pranuar nga Hoxha kërkesën për dorëheqje, të cilën ia ka miratuar, ndërsa ushtrues detyre i drejtorit është caktuar Fehmi Hoti.
“Qeveria e Republikës së Kosovës e çmon kontributin dhe angazhimin e z. Hoxha përgjatë mandatit të tij”, thuhet në njoftimin e Zyrës së kryeministrit.
El jueves, la policía suspendió a 11 agentes por su gestión del caso de Arlinda Zekaj, entre ellos el director regional interino de Peja, el jefe de investigaciones regionales, el comandante de la comisaría, el subcomandante, el jefe de investigaciones, el jefe interino del sector de operaciones, el comandante de la subcomisaría de Vitomirica y cuatro investigadores policiales.
Zgjerohen protestat

Por, për protestuesit, këto masa dhe dorëheqja e Drejtorit të Policisë, nuk janë të mjaftueshme. Ata thanë se edhe zyrtarë të tjerë duhet të ndjekin të njëjtin hap.
Nga Policia, në Pejë protesta vazhdoi drejt institucioneve të drejtësisë. Para objektit të Gjykatës Themelore në Pejë, protestuesit kërkuan shkarkim e burgim për gjyqtarin Migjen Kastrati.
Objekti i gjykatës u mbulua me ngjyrë dhe tym të kuq.
As Prokuroria nuk i shpëtoi zemërimit të protestuesve. Objekti u qëllua me vezë, ndërsa protestuesit kritikuan neglizhencën e ish-kryeprokurores Lumturije Vuçetaj dhe prokurores Arlinda Nallbani-Gacaferi.
Edhe qytetarë të Mitrovicës është protestuar, ku është kërkuar drejtësi.
“Gjumi s’ka me ju marrë, flaka ka me ju dalë”, i shkruar në baner, është mesazhi kryesor në ballë të protestuesve në këtë qytet e në kryeqytet.
Ata protestuan nga sheshi i qytetit te Stacioni Policor në Mitrovicë, e më pas edhe te Gjykata Themelore. Po ashtu, protestuesit u mblodhën edhe para Qendrës për Punë Sociale në Mitrovicë dhe në objekt u shkrua: “Shteti i ka duart me gjak”.
Edhe në Prishtinë, për të katërtën ditë rresht kanë vazhduar protestat, me kërkesën edhe për dorëheqje të ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe të atij të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Në kryeqytet u protestua dy herë.
Protesta e paradites u mbajt derisa po mbanin konferencë ministrja Gërvalla dhe ministri Sveçla, për të vazhduar në orët e pasdites me marshin nga Sheshi “Zahir Pajaziti” deri tek qeveria.
Paradite protestuesit tentuan të hynin brenda objektit të qeverisë, ndërsa pasdite para Ministrisë së Drejtësisë u hodhën fishekzjarrë dhe tymues.
Gjatë gjithë protestës janë përsëritur thirrjet “Kush na mbron prej policisë”, “Pa drejtësi nuk ka qetësi”. Protestuesit e kanë vendosur edhe një tendë para ndërtesës së Qeverisë, para së cilës kanë përsëritur kërkesën për dorëheqjen e Gërvallës e Sveçlës.
E protesta u ftua edhe për të shtunën. Në një njoftim të Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist, është thënë se të shtunën protesta do të zhvillohet me fillim prej orës 17:00. Është theksuar se protestat do të vazhdojnë deri kur zëri i protestuesve të dëgjohet e shteti të japë llogari.
Refuzimi i dorëheqjes

Nën kumbimin e thirrjeve për drejtësi për gratë e vrara, ministrat Gërvalla e Sveçla thanë se nuk ndiejnë përgjegjësi për të dhënë dorëheqje.
Gjatë kohës sa protestuesit gjuanin me vezë objektin e Qeverisë e tentonin me dhunë të hynin brenda, të dy ministrat deklaruan në një konferencë shtypi se dorëheqjet e tyre nuk kontribuojnë në dhënien e përgjegjësisë për vrasjen e Arlinda Zekajt, apo të grave të tjera.
“Po të konsideroja që dorëheqja do të ishte mekanizmi i cili do të kontribuonte për një identifikim më të saktë, më të shpejtë të përgjegjësive për veprim dhe mosveprim, unë do të kisha dhënë dorëheqje. Unë mendoj që pikërisht e kundërta është”, ka thënë ministrja Gërvalla.
Të njëjtën e ka theksuar edhe Sveçla.
“Unë nuk mendoj se dorëheqja jonë do të kontribuonte në fuqizimin e gruas, në mbrojtjen e të drejtave të saj, meqenëse ne jemi të angazhuar 100 për qind në përmbushjen e detyrave në këtë pikë”, ka thënë ai.
Në konferencë, ministrat renditën dështimet e institucioneve të sigurisë, atyre të ndjekjes penale e drejtësisë, në trajtimin e rastit të Zekajt.
Ministrja Gërvalla tha se shqyrtimi i dokumentacionit nga instancat përgjegjëse nxjerrë në pah mangësi serioze, vonesa e mosveprime institucionale.
Ajo deklaroi se vrasja e Zekajt “ka qenë e parandalueshme, sepse ka qenë e parashikueshme”.
Gërvalla tha se tek Gjykata Themelore në Pejë është gjetur shkelje jo vetëm e afateve ligjore. Te mënyra se si Prokuroria Themelore e ka trajtuar rastin, Gërvalla tha se ka probleme serioze, përfshirë edhe injorimin e kërcënimeve ndaj të ndjerës.
“Duhet të shqyrtohet edhe një pyetje tjetër: ‘A mund të shpjegohen të gjitha këto mosveprime vetëm me neglizhencë apo ka pasur edhe ndikime të jashtme, përfshirë ndikime të mundshme nga qarqe politike apo kriminale’. Raporti nuk përmban prova të drejtpërdrejta për një ndikim të tillë, por përmasat dhe përsëritja e mosveprimeve e bëjnë të domosdoshëm shqyrtimin edhe të kësaj mundësie”, ka thënë ministrja e Drejtësisë.
Ndërkaq, ministri Sveçla, tha se shkelje serioze kanë bërë edhe zyrtarë policorë e drejtues të Policisë në Pejë.
Sipas tij, në mesin e tyre, janë identifikuar edhe ato për mosekzekutim të urdhrave për mbrojtje, mospërfillja e kërkesës për vlerësim të rrezikut e mosndërmarrja e masave të nevojshme për t’i garantuar siguri Arlinda Zekajt.
“Asnjë suspendim nuk mund të konsiderohet i mjaftueshëm pa një hetim të plotë dhe të mirëfilltë, si dhe pa përcaktimin e përgjegjësisë së plotë para ligjeve, për çdo neglizhencë, për çdo raportim që nuk është marrë seriozisht dhe për çdo paralajmërim që Arlinda bëri për rrezikun e jetës së saj, por që nuk mori reagimin e duhur institucional”, ka thënë Sveçla.
Ai ka bërë të ditur se janë identifikuar 155 raste aktive me rrezikshmëri të lartë, që janë duke u monitoruar nga Policia.
Dështimi i kryeprokurores
Arlinda Zekaj, 49-vjeçare, dyshohet se u vra nga ish-kunati i saj, Albert Sylaj, pak minuta pasi ishte kthyer nga stacioni i Policisë në Pejë, ku kishte denoncuar ish-bashkëshortin, Jeton Sylaj, për shkelje të urdhrit mbrojtës.
Për rrezikun që i kanosej, Zekaj kishte paralajmëruar me muaj institucionet përgjegjëse. Për mostrajtimin e rastit të saj, një ditë më parë, Këshilli Prokurorial suspendoi nga puna kryeprokuroren e Pejës, Lumturije Vuçetaj, dhe prokuroren e rastit, Arlinda Nallbani-Gacaferri. Ndaj tyre është hapur edhe procedurë disiplonore dhe është themeluar panel hetimor për trajtimin e rastit.
Të premten, Këshilli Prokurorial (KPK) ka publikuar edhe arsyet e vendimit.
Në arsyetim thuhet se Vuçetaj “gjatë gjithë kohës si udhëheqëse e prokurorisë përkatëse kishte pranuar kërkesa nga pala e dëmtuar, tani e ndjera A. Z., ishte në dijeni për urgjencat e kërkesave të saj dhe me theks të veçantë se të njëjtës po i kanosej jeta, ishte në dijeni për të gjitha raportet nga prokurorët të cilët kanë trajtuar rastet ku e ndjera ka qenë palë e dëmtuar, ishte e njoftuar edhe me raporte zyrtare policore lidhur me nivelin e rrezikshmërisë të cilit i kanosej e ndjera A. Z., ishte e njoftuar përmes KPK-së, kryesuesit Arian Gashi dhe Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, ku këta të fundit në njoftimet e tyre kishin kërkuar trajtimin e kërkesave urgjente të palës, por znj. Vuçetaj kishte dështuar në ndërmarrjen e veprimeve prokuroriale që kërkohen me ligjin në fuqi, duke mos marrë parasysh seriozitetin e kërkesave të parashtruara”.
Sipas KPK-së, si pasojë e neglizhencës së vazhdueshme të kryeprokurores Lumturije Vuçetaj në trajtimin e kërkesave urgjente të Zekajt, “kishte ardhur deri te pasojat fatale për tani të ndjerën”.
Ndërkaq, për zëvendësprokuroren Arlinda Nallbani-Gacaferri, KPK-ja ka theksuar se më 22 tetor, ndonëse Policia e kishte informuar për shkeljen e vendimin të urdhërmbrojtjes ndaj Arlinda Zekajt, e cila kishte raportuar se në shtëpinë e saj po qëndronin nëna dhe vëlla i bashkëshortit dhe se ky i fundit e kishte kanosur, por ajo “kishte udhëzuar që tani i pandehuri A. S. të intervistohej në cilësinë e dëshmitarit, duke anashkaluar faktin e kanosjes direkte për privim nga jeta dhe duke mos vlerësuar rrezikshmërinë që po i kanosej direkt tani të ndjerës A. Z.”.
Sipas KPK-së, Nallbani-Gacaferri nuk veproi edhe pse ishte e njoftuar vazhdimisht për kërkesat urgjente të Zekajt, informacione që i posedonte, meqë ushtronte edhe pozitën e Koordinatores për Dhunë në Familje.
“Znj. Nallbani-Gacaferri kishte dështuar në ndërmarrjen e veprimeve prokuroriale që kërkohen me ligjin në fuqi, duke mos marrë parasysh seriozitetin e kërkesave të parashtruara, seriozitetin e raportimeve kur ka vepruar si prokurore kujdestare më 22.10.2026”, thuhet në arsyetimin e vendimit të KPK-së.
Në të theksohet se Nallbani-Gacaferri në mënyrë të vazhdueshme nuk ka ndërmarrë veprime prokuroriale sipas ligjit, “nuk ka marrë parasysh provat dhe faktet gjatë hetimit të krimit, nuk ka siguruar dëshmi dhe fakte gjatë hetimit që mblidhen në përputhje me ligjin dhe konkretisht nuk ka marrë parasysh kërkesën e të dëmtuarës për të mbrojtur jetën dhe sigurinë e saj”.
Aktivizohen edhe partitë
E, mosshqyrtimi i dorëheqjes nga ministrat Gërvalla Sveçla, pas vrasjes në Pejë, ka nxitur reagimin e bllokut opozitar.
Deputetja e Partisë Demokratike, Besa Kabashi-Ramaj, ka thënë se megjithëse ka pranuar dështimet institucionale, ministrja ka shmangur përgjegjësinë politike që i takon.
“Kërkesa jonë është e qartë: dorëheqje të ministrave përgjegjës, hetim të plotë të çdo dështimi dhe veprim urgjent për mbrojtjen e jetës. Sepse Arlinda e pagoi me jetë dështimin e mbrojtjes. Asnjë funksion, asnjë post dhe asnjë pushtet politik nuk vlen më shumë se jeta e një qytetareje të Republikës së Kosovës”, ka thënë Kabashi-Ramaj.
Ndërkaq, shefja e grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike, Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se mosdhënia e përgjegjësisë nga krerët e shtetit, kur humb jetën një grua, është mesazh i tmerrshëm.
“Dy ministra sot na thanë se dorëheqja e tyre nuk do të përmirësonte asgjë! Dorëheqja nuk e kthen Arlindën, e as pamjen e vrasjes me sëpatë në sytë e djalit. Po, dorëheqja është përgjegjësia për dështimin e shtetit, në këtë rast pushtetit, që nuk arriti ta mbrojë Arlindën me gjithë aparatin shtetëror në dorë. Qysh po mendoni se mund ta mbani pushtetin edhe kur dështimi i pushtetit kushton jetë njerëzish”, ka thënë Lushaku-Sadriu.
E, sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Avni Arifi, në një konferencë për media, tha se për dështimin e institucioneve në rastin e 49-vjeçares, duhet dhënë përgjegjësi.
“Duhet të adresohet natyrisht edhe ministrja Gërvalla-Schëarz, edhe ministri Sveçla duhet ta japin dorëheqjen. Jo vetëm dorëheqje morale, sepse ajo është dashur të ndodhë në moment, por dorëheqje, sepse kanë qenë inkompetentë në kryerjen e funksioneve kryesore që kanë, funksioneve që i kanë kushtuar me jetë një qytetari të Republikës së Kosovës”, ka thënë Arifi.
Pas vrasjes së Zekës, Kuvendi ka mbajtur një seancë të jashtëzakonshme, në të cilën ka nxjerrë edhe një deklaratë kundër dhunës ndaj grave.
E, të enjten, me 90 vota për, Kuvendi ka themeluar Komisionin hetimor parlamentar për veprimet dhe mosveprimet e institucioneve lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje.
La Comisión tendrá 11 miembros y un mandato máximo de seis meses. El presidente de la Comisión será Burim Ramadani de la Alianza, mientras que el vicepresidente será Adnan Rrustemi de Vetëvendosje. Otros miembros serán Armend Baloku, Arijeta Rexhepi, Osman Musliu y Adelinë Tërshani de VV, Besa Kabashi-Ramaj y Eman Rrahmani de PDK, Doarsa Kica-Xhelili de LDK y Jovana Radosavljevic y Emilija Rexhepi de las comunidades.
El diputado del PDK, Uran Ismaili, afirmó que debería haber más instituciones sujetas a la investigación de la comisión, incluidos los Ministerios del Interior y de Justicia.
La ministra de Justicia, Donika Gërvalla, declaró durante la sesión que está dispuesta a ponerse a disposición de esta comisión.