Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Arberi

Bajrami responde a las acusaciones de Bajrami en el Parlamento y la llama "turista política".

Janina Ymeri Hykmete Bajrami Avdullah Hoti Paris Guri LDK grupo parlamentario LDK

Foto: Archivo

Foto de : Driton Pacharada

Një përplasje në distancë është zhvilluar në mes të deputeteve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami e Vjosa Osmani. 

Bajrami në një status në Facebook iu ka referuar Osmanit si “turiste politike që ka mbetur pa pushtet e pa dinjitet”. Ajo e ka akuzuar Osmanin duke thënë se po shpërndan mjegull. 

“Mos gënjeni! Në debatin e sotëm u dëgjuan shumë të pavërteta, prandaj disa gjëra duhet t'i sqarojmë. Në vitin 2020, kur ekonomia ishte komplet e mbyllur për shkak të pandemisë, Qeveria e Republikës së Kosovës ka financuar pagat e punëtorëve të sektorit privat për një muaj, nuk iu ka dhënë para ‘bosëve të biznesit’”, ka shkruar Bajrami. 

Osmani në fjalën e saj në seancën e Kuvendit, duke akuzuar Qeverinë Kurti se veçse i kanë “ndërruar bossat e krimit” dhe se po “kontrollohen nga oligarkët”, ka folur për këtë pako të vitit 2020, duke thënë se ka qenë më kritikja për të për shkak se fondet u janë dhënë “bossave të biznesit”.

“Por çfarë të them unë kur kritikohemi për standarde të dyfishta e dëgjojmë nga ju standarde të dyfishta. Mbrojtje të dështimeve, arsyetim të stagnimeve e jo duke e parë veten në pasqyrë me qëllim për t’u përmirësuar. Çka thanë për humbjen e fondeve? Thanë që në vitin 2020 fonde iu kanë dhënë bossave të biznesit. Po. Dhe a e dini kush ka qenë personi që e ka kritikuar më së shumti në atë kohë në këtë Parlament? E kam kritikuar unë. E çka ka ndodhur në ndërkohë është se ju veç i keni ndërruar bossat e krimit, i keni ndërruar oligarkët”, ka thënë Osmani, raporton EO.

Kur është dhënë kjo pako kryeministër ka qenë Avdullah Hoti e ministre e Financave Hykmete Bajrami. 

Bajrami ndër të tjera ka shkruar se për realizimin e asaj pakoje kanë punuar rreth 10 shërbyes civilë, përfshirë drejtorin e Thesarit dhe drejtorin e Buxhetit.

“Kriteri ka qenë i qartë: punëtorët duhej të figuronin në listën e pagave të ATK-së për tre muajt paraprakë. Ka qenë një nga pakot më transparente të mbështetjes financiare që janë realizuar ndonjëherë në historinë e shtetit të Kosovës. Disa edhe mund të ma shihni për të madhe që po merrem me njerëz që sot mohojnë edhe biografitë e tyre, të cilëve u vjen turp të pranojnë se pjesë e cilave institucione dhe shumica kanë qenë dikur. E sa për standarde të dyfishta, janë kampionë! Për ta, e njëjta gjë është e drejtë ose e gabuar, varësisht nga karrigia ku janë ulur”, ka shkruar Bajrami. 

Ajo ka thënë se këtë ka pasur ta thotë në Kuvend por se nuk i është dhënë fjala. 

Leer otras actualizaciones
Asamblea del 11 de noviembre

El Parlamento celebra una sesión extraordinaria sobre el informe de la Comisión Europea sobre Kosovo.

La Asamblea de Kosovo está celebrando una sesión plenaria extraordinaria, en la que se debate el informe del Comité...