KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Αλλα αθλήματα

Έλλειψη επιστροφής στο Κόσοβο για το «Τρόπαιο Εθνών IHF»

τόπι

Kosova do të ketë mungesa të rëndësishme për kampionatin e rëndësishëm “IHF Nations Trophy” që organizohet javën e ardhshme. 

Të shtunën përzgjedhësi i hendbollisteve të Kosovës e publikoi listën me 15 hendbolliste. Por, do të ketë mungesa të rëndësishme. 

Prej emrave të shquar që paraqiten te Kosova, e që nuk do të grumbullohen për këtë garë shkaku i lëndimeve janë Mirela Gjikokaj, Merlinda Qorraj, Elisa Mulaj, Melisa Mulaj, Dafina Mustafa, Elisa Mirdita, Erza Dreshaj dhe Venera Kafexholli. 

Në listën e përzgjedhësit Nenad Shoshtariq ka edhe emra të rinj, që vlerësohen potencial për të ardhmen. 

Agnesa Hysaj e Ferizajt është ftuar për herë të parë, ndërsa pas një kohe të gjatë, është kthyer Pranvera Ferataj e Istogut, Elsa Kongjeli e Ferizajt, Orgesa Gola e Shqiponjës dhe Alma Nivokazi e Shqiponjës. 

Ngjarja “IHF Nations Trophy” organizohet javën e ardhshme në Kranevo të Bullgarisë, prej 25 deri më 29 nëntor. 

Grumbullimi do të nis të hënën në Kranevo të Bullgarisë. 

Kosova është në Grupin A. Në këtë grup janë edhe Belgjika dhe Rusia. 

“Kombëtarja jonë ndeshjen e parë e luan ndaj Belgjikës më 26 nëntor. Më 27 nëntor na pret ndeshja shumë e vështirë, por edhe shumë e rëndësishme me Rusinë. Më 28 nëntor janë gjysmëfinalet dhe ndeshja për vend të pestë. Ndërkohë më 29 nëntor luhet ndeshja për vend të tretë dhe finalja. Do të jetë kjo një ngjarje shumë e rëndësishme për Kombëtaren tonë, për të vazhduar ngritjen në skenën ndërkombëtare. Të kujtojmë që një muaj më parë Kombëtarja jonë e kaloi me sukses raundin e parë kualifikues për Kampionatin Botëror 2027”, ka shkruar të shtunën Federata e Hendbollit e Kosovës. 

Kosova e fitoi thellë 39:22 ndeshjen e parë ndaj Estonisë, në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues për Kampionatin Botëror 2027. Më pas humbi 27:25, por disfata nuk ishte e thellë për t’ia pamundësuar “Dardaneve” avancimin tutje.

Ishte edhe debutim për përzgjedhësin kroat Nenad Shoshtariq te Kosova. Ai e kishte drejtuar Kosovën edhe në Lojërat Mesdhetare, ku përfaqësuesja u paraqit me lojtare të reja. 

Synim i Kosovës mbetet avancimi në turneun final të ngjarjes globale apo kontinentale. Deri tani nuk është arritur një sukses i tillë. 

Hendbollistet e Kosovës i kishin kaluar me sukses raundet e para të dy kampanjave të kaluara të kualifikimeve për Kampionat Botëror. Por ende nuk e ka bërë hapin e madh.