Skitari norvegjez, Timon Haugan, ka dalë më i suksesshmi në garën e sllallomit në Gurgl të Austrisë. Ai e ka regjistruar fitoren e tetë në Kupën e Botës në skijim alpin.
29-vjeçari Haugan e përfundoi shtegun për 60 të qindtat e sekondës më shpejtë se bashkëkombësi i tij, Eirik Hystad Solberg. Me 88 të qindtat e sekondës vonesë në vendin e tretë përfundoi skitari zviceran Tanguy Nef.
Derisa Haugan në disa sezone rresht ka qenë i rregullt në podium, për Solbergun dhe Nefin ishte hera e parë që u renditën në njërën prej tri pozitave të para.
Në garën e sllallomit të zhvilluar të dielën në Gurgl, shumë prej skitarëve dolën nga shtegu. Disa prej favoritëve nuk e përfunduan garën.
Garat e skijimit alpin në Kupën e Botës vazhdojnë javën tjetër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përkatësisht në Killington.