KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
ΣΩΤ

«Κανένα παιδί δεν πρέπει να μεγαλώνει μόνο του» - Τα Παιδικά Χωριά SOS αναζητούν ανάδοχες οικογένειες / «SOT»

111

Nesër, në emisionin e mëngjesit “SOT” me Fatjona Rudin në KTV, do të flitet për kampanjën “Asnjë fëmijë të mos rritet i vetëm”, që synon gjetjen e familjeve strehuese për fëmijët që kanë nevojë për kujdes dhe një ambient të sigurt familjar.

Në studio do të jenë Besnik Peci, udhëheqës i Kujdesit Alternativ në SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, dhe Afërdita Dema, koordinatore e familjeve strehuese. Ata do të flasin për rëndësinë e familjeve strehuese, kush mund të bëhet pjesë e procesit, si funksionon strehimi dhe çfarë mbështetjeje u ofrohet familjeve që marrin këtë përgjegjësi.

Na ndiqni nesër në KTV, nga ora 08:00.