KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Showbiz

Η Βικτόρια Μπέκαμ κάνει ένα βήμα προς τη συμφιλίωση με τον γιο της, Μπρούκλιν

Βικτόρια Μπέκαμ και Μπρούκλιν Μπέκαμ

Βικτόρια Μπέκαμ και Μπρούκλιν Μπέκαμ

Φωτογραφία: Associated Press

Disenjatorja Victoria Beckham ka hequr dorë nga të drejtat e markës tregtare mbi emrin e djalit të saj të madh, Brooklyn Beckham, duke ia kaluar pronësinë atij. Vendimi shihet si një përpjekje e mundshme për të përmirësuar marrëdhëniet mes tyre, të cilat prej kohësh janë të tensionuara.

Ish-anëtarja e grupit Spice Girls i pati regjistruar të drejtat mbi emrin e Brooklynit në vitin 2016, kur ai ishte vetëm 17 vjeç, për të mbrojtur markën e tij personale nga përdorimi komercial pa leje. Sipas Daily Mail, dokumentet për transferimin e pronësisë janë dorëzuar këtë vit dhe më 17 nëntor Brooklyn u bë pronari i vetëm i markës tregtare të emrit të tij në Britani.

Ky zhvillim ka ndodhur pas deklaratave të Brooklynit në muajin janar, kur ai akuzoi prindërit, Victorian dhe ish-futbollistin e mirënjohur David Beckhamin, se kishin kontrolluar jetën e tij dhe ishin përpjekur të dëmtonin marrëdhënien me bashkëshorten, aktoren Nicola Peltz.

“Kam heshtur për vite me radhë dhe kam bërë gjithçka për t’i mbajtur këto çështje private. Fatkeqësisht, prindërit e mi dhe ekipi i tyre kanë vazhduar të flasin për mediat, duke mos më lënë zgjidhje tjetër veçse të tregoj të vërtetën”, pati shkruar ai në një deklaratë të gjatë në Instagram.

Brooklyn e bëri të qartë se nuk dëshiron pajtim me familjen.

“Nuk po më kontrollon askush. Për herë të parë në jetën time, po mbroj veten”, pati shkruar ai.

Ai pretendoi gjithashtu se prindërit i kishin bërë presion, madje edhe duke tentuar ta korruptonin, që të hiqte dorë nga të drejtat mbi emrin e tij përpara dasmës me Nicolan.

Sipas tij, marrëveshja do të kishte pasoja jo vetëm për të, por edhe për bashkëshorten dhe fëmijët e tyre të ardhshëm. Ai pretendoi se refuzimi për të firmosur kishte ndikuar në përfitimet financiare të familjes dhe kishte ndryshuar marrëdhënien e tyre.

Një tjetër akuzë e Brooklynit lidhej me mënyrën se si familja Beckham kujdeset për imazhin publik. 

“Për familjen time, promovimi publik dhe marrëveshjet tregtare kanë më shumë rëndësi se gjithçka tjetër. Marka Beckham vjen e para”, ka deklaruar ai.

Ai ka folur edhe për ankthin që, sipas tij, kishte përjetuar gjatë jetës pranë familjes, duke thënë se largimi prej saj i kishte sjellë qetësi.

“Për herë të parë në jetën time, që kur jam larguar nga familja, ankthi është zhdukur. Zgjohem çdo mëngjes mirënjohës për jetën që kam zgjedhur”, ka shkruar Brooklyn.

Ai ka përfunduar duke theksuar se dëshira e tij dhe e Nicolas është të jetojnë larg vëmendjes mediatike.

“Ne nuk duam një jetë të diktuar nga imazhi, shtypi apo manipulimi. Duam vetëm paqe, privatësi dhe lumturi për veten dhe familjen tonë të ardhshme”, ka thënë ai.