KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Showbiz

Ο διάσημος κομμωτής Τζον Φρίντα πέθανε σε ηλικία 75 ετών

John Frieda, fotografi nga Getty

John Frieda, fotografi nga Gett

Stilisti britanik i flokëve dhe sipërmarrësi i njohur në industrinë e produkteve të bukurisë, John Frieda, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare. Lajmi u bë i ditur nga salloni i tij, përmes një postimi në Instagram, ku thuhej se ai vdiq paqësisht, i rrethuar nga familjarët, ka shkruar BBC.

Frieda ishte një nga emrat më të njohur të stilimit të flokëve dhe gjatë karrierës së tij punoi me figura të famshme si modelja Twiggy, ish-zonja e parë amerikane Jackie Kennedy, Mick Jagger, Princesha Diana, Madonna, Nicole Kidman dhe Scarlett Johansson.

Ai u bë i famshëm për prerjen ikonike të flokëve të njohur si “Purdey”, të cilën e krijoi në vitin 1976 për aktoren Joanna Lumley

Ai u bë gjithashtu i famshëm për prerjen ikonike të flokëve të njohur si “Purdey”, të cilën e krijoi në vitin 1976 për aktoren Joanna Lumley, si dhe për linjën e produkteve të kujdesit të flokëve që mbante emrin e tij. Ndër produktet më të suksesshme ishte serumi “Frizz-Ease”, i krijuar në vitin 1988.

Frieda dhe Lulu (fotografuar në vititn 1976) 

I lindur në Londër në vitin 1951, Frieda u rrit në një familje parukierësh. Fillimisht punoi në biznesin familjar, përpara se të bëhej pjesë e sallonit të famshëm “House of Leonard”. Më vonë bashkëpunoi edhe me revista prestigjioze si Βρετανική Vogue DHE Harper παζάρι.

Frieda gjatë një interviste në vitin 1991

Në vitin 1976 hapi sallonin e tij në Londër, i cili u bë shumë i kërkuar, me klientë që rezervonin takime muaj më parë. Me kalimin e viteve, ai zgjeroi aktivitetin edhe në vende të tjera, përfshirë Barbadosin, Ibizan dhe Los Angelesin.

Fried dhe modelja e famshme Lily Cole, fotografuar në vitin 2013

Në vitet ’90, Frieda u përqendrua te zhvillimi i produkteve të tij të bukurisë. Në vitin 2002, së bashku me partneren e biznesit Gail Federici, shiti kompaninë te konglomerati japonez “Kao” për 450 milionë dollarë.

Një nga klientet e tij të famshme ishte edhe aktorja  Sarah Jessica Parker, e njohur nga serilai “Sex and the City”

Në një intervistë të fundit, ai kishte ndarë edhe këshillën e tij për parukierët e rinj: të përqendroheshin te puna dhe kënaqësia e klientit, jo te paratë.

“Shpërblimi është t’i bësh prerjen më të mirë të flokëve që ajo ka pasur ndonjëherë”, pati thënë ai.

Frieda ishte i martuar me këngëtaren Lulu nga viti 1977 deri në vitin 1990, me të cilën pati një djalë, Jordan Frieda, i cili më vonë u bë aktor dhe sipërmarrës në fushën e gastronomisë. Më pas u martua me Avery Agnelli, me të cilën pati dy fëmijë, dhe vajzën e Agnellit që e kishte me dikë tjetër.

Frieda dhe Avery Agnelli

Vdekja e tij ka sjellë reagime të shumta nga miq, kolegë dhe figura të industrisë së bukurisë. 

“Sot humbëm njeriun më të mirë që ka ekzistuar ndonjëherë. Po e ndaj këtë sepse e di se ai ka prekur jetën e shumë njerëzve”, ka shkruar vajza e Agnellit, Asia Agnelli Lagrange.

Ndërkohë, drejtori kreativ i sallonit të tij në Londër, Cetera Lamb, e cilësoi Friedan si “një legjendë të vërtetë dhe një novator të jashtëzakonshëm në parukeri”, duke theksuar se trashëgimia e tij do të vazhdojë të jetojë përmes punës së atyre që ai frymëzoi.