KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Showbiz

Η Dua Lipa μεταξύ των headliners στο Coachella 2027

Dua Lipa

Dua Lipa

Φωτογραφία: Associated Press

Shqiptarja me famë botërore, Dua Lipa, si dhe artistë të tjerë të njohur si Tame Impala dhe SZA do të jenë emrat kryesorë të festivalit të njohur “Coachella” 2027, i cili do të mbahet në Kaliforni, SHBA, gjatë dy fundjavave: 9-11 prill dhe 16-18 prill, ka shkruar Ποικιλία.

Në listën e artistëve të këtij edicioni spikasin edhe këngëtarja e mirënjohur Madonna, yjet Daddy Yankee dhe Justice, të cilët do të kenë performanca të veçanta. Madonna rikthehet në skenën e festivalit, këtë herë në hapësirën e dedikuar muzikës elektronike, ku ishte shfaqur edhe në vitin 2006.

Mes emrave të tjerë të njohur që do të performojnë janë Phoebe Bridgers, Don Toliver, Zara Larsson, Weezer, Kygo, Empire of the Sun, Kehlani, Jisoo, Tiësto, Måneskin, Becky G, Victoria Monét, Peggy Gou dhe Martin Garrix.

Festivali do të zhvillohet në Empire Polo Club, në qytetin Indio të Kalifornisë. Shitja e biletave nis më 13 nëntor, përmes faqes zyrtare të festivalit.

Për ata që nuk do të kenë mundësi të jenë të pranishëm, YouTube do të transmetojë sërish performancat drejtpërdrejt, për të 15-in vit radhazi.

“Coachella” 2027 vjen pas një edicioni të suksesshëm, ku në skenë si kryesues performuan Sabrina Carpenter, Justin Bieber, Karol G dhe Anyma. Një nga momentet më të komentuara ishte shfaqja e befasishme e Madonnas gjatë koncertit të Carpenterit, ku të dyja prezantuan këngën e tyre “Bring Your Love”.