KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Ρατζόν

Τέσσερις νεκροί σε συντριβή ελικοπτέρου της EUFOR στη Βοσνία

EUFOR

Katër persona kanë vdekur vdekur si pasojë e rrëzimit të një helikopteri të EUFOR-it në Gorice, afër Brçkos në Bosnjë e Hercegovinë. Të gjithë të vdekurit dhe të lënduarit janë shtetas italianë.

Helikopteri u rrëzua rreth orës 16:00 të së enjtes, gjatë një operacioni rutinor në zonën e Brçkos. Sipas të dhënave të publikuara nga mediat boshnjake, tre persona vdiqën në vendin e ngjarjes, njëri në spital ndërsa 11 të tjerë u lënduan.

Kryetari i Brçkos, Sinisha Miliq, ka thënë për RTRS-në se disa nga të lënduarit ndodheshin në gjendje kritike. Ata fillimisht u trajtuan në spitalin lokal dhe më pas u transportuan në institucione të tjera shëndetësore të rajonit.

Shkaku i rrëzimit ende nuk dihet. EUFOR-i ka bërë të ditur se ka nisur hetim të hollësishëm për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Sipas dëshmitarëve, helikopteri po fluturonte në lartësi të ulët dhe kishte bërë disa rrotullime në ajër para se të rrëzohej.

Sipas misionit, nuk janë dëmtuar infrastruktura civile, prona apo automjete dhe nuk ka civilë të lënduar.