KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Στρατός

Ο Ντουμπουά καταστρέφει τον Γουόρντλεϊ, περιμένει μεγαλύτερες μάχες

Dubois

Shumë njohës të boksit kanë parashikuar se Daniel Dubois do ta mposhtte Fabio Wardleyn në revanshin e tyre, të shtunën mbrëma në “O2 Arena” në Londër. Por pak kanë imagjinuar se fitorja do të ishte aq e pastër, as bindëse dhe jashtëzakonisht e shpejtë. 

Dubois nuk ishte i interesuar për shfaqje të gjatë. Disa shikues ndoshta ishin ende duke blerë pije apo ushqim kur Wardley u rrëzua për herë të parë.

Dubois fitoi me ndërprerje në raundin e dytë. Ai dominoi plotësisht edhe në raundin e parë, ndërsa pas një serie goditjesh në raundin e dytë, nga këndi i Wardleyt u hodh peshqiri.

ESPN shkruan se me këtë fitore britaniku Dubois e shpalli veten si boksieri më i mirë aktiv i kategorisë së rëndë. Natyrisht, nuk bën të harrohet Oleksandr Usyk. Ai është më i miri në kategorinë e rëndë, por është pranë fundit të karrierës. Dallimi i Usykut me të tjerët është i madh, ndonëse ukrainasi hoqi dorë nga të gjithë titujt në fillim të vitit. Ai ka deklaruar se do të zhvillojë të paktën edhe një meç tjetër. 

Por në mesin e kampionëve aktualë, ku bëjnë pjesë edhe Filip Hrgoviq, Agit Kabayal dhe Murat Gassiev, Dubois ka dhënë argumentet më të forta për ta kryesuar listën.

29-vjeçari nga Londra ka 24 fitore e tri humbje. 23 fitore i ka me ndërprerje. Wardleyn e kishte mposhtur edhe në maj, ndërsa të shtunën e mbrojti titullin në versionin WBO. Wardley po ashtu është nga Britania e Madhe, ndërsa ka 20 fitore e dy humbje në karrierë. 31-vjeçari i ka 19 prej fitoreve me ndërprerje.

Dubois ka fuqinë e duhur për kategorinë e rëndë. Por vëllimi i goditjeve, lëvizjet e këmbëve dhe goditjet e drejta shumë të forta, janë armë të frikshme. Për më pak se gjashtë minuta luftë me Wardleyn realizoi 60 goditje. 

Dubois e ka edhe bilancin më mbresëlënës. Ka mposhtur një kampion në fuqi, përkatësisht Wardleyn, ish-kampionin e dyfishtë, Anthony Joshuan, kurse ka fitore edhe ndaj kroatit Hrgoviq.

Të shtunën Dubois dukej ndryshe. Ishte më i përqendruar, më i ftohtë dhe më i matur në veprime. Kishte qëllim të prerë dhe ofroi performancë të pastër, e cila me siguri ka kënaqur trajnerin Don  Charles. 

“Ndeshje të mëdha, para të mëdha”, tha pas meçit Dubois, kur u pyet për të ardhmen. Promotori i tij, Frank Warren ka shumë ndikim në kategorinë e rëndë dhe dyert mund të hapen shumë lehtë. 

Kroati Hrgoviq u ftua dhe doli në ring pas fitores së Dubois. Ai kërkoi revansh nga Dubois. Por Hrgoviqi planifikon një luftë në Kroaci dhe duhet të përballet me sfiduesin e detyrueshëm, Frank Sanchez fillimisht. Kabayal po ashtu ka meç në Gjermani dhe mund të jetë kundërshtar i ardhshëm për Dubois, njëjtë si fituesi i meçit Tyson Fury – Anthony Joshua.

“Isha në formën time më të mirë dhe asgjë nuk mund të më ndalte. Nuk pranoj të mposhtem”, ka theksuar Dubois.

Promotori Frank Warren ka paralajmëruar luftëra për unifikim të titujve.

“Duam që më të mirët të përballen me më të mirët, për të zbuluar se kush është më i miri”, ka thënë ai.

Shumë opsione janë në lojë. Por Dubois shihet favorit për atë që vjen, bazuar në atë që e shfaqi të shtunën.