KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Lifestyle

Νέες οδηγίες για την εμμηνόπαυση: Πώς να ανακουφίσετε τα πιο συνηθισμένα συμπτώματα

Ενδεικτική φωτογραφία

Ενδεικτική φωτογραφία

Φωτογραφία: Associated Press

Rritja e temperaturës trupore që njihet me termin “hot flashes”, djersitja gjatë natës, pagjumësia dhe ndryshimet e humorit janë disa nga simptomat që shoqërojnë menopauzën dhe që mund të ndikojnë ndjeshëm në jetën e grave. Tashmë, udhëzimet e reja mjekësore theksojnë se këto shqetësime nuk duhen duruar në heshtje, pasi ekzistojnë trajtime që mund të ndihmojnë, ka shkruar agjencia e lajmeve Associated Press.

Për herë të parë pas 12 vjetësh, Kolegji Amerikan i Obstetërve dhe Gjinekologëve (ACOG) ka përditësuar rekomandimet për trajtimin e simptomave të menopauzës, duke vënë në dukje rëndësinë e terapisë hormonale dhe alternativave pa hormone.

“Do të donim që gratë t’u drejtoheshin gjinekologëve për pyetjet që kanë rreth menopauzës dhe të kërkonin trajtimin për të cilin kanë nevojë”, ka thënë doktoresha Camille Clare, presidente e organizatës.

Terapia hormonale, një mundësi e rëndësishme për shumë gra

Menopauza përcaktohet si periudha kur një grua kalon 12 muaj rresht pa ciklin menstrual. Zakonisht, ajo ndodh rreth moshës 50-vjeçare dhe shoqërohet me uljen e prodhimit të hormoneve estrogjen dhe progesteron.

Sipas ekspertëve, më shumë se gjysma e grave në menopauzë përjetojnë rritje të temperaturës trupore dhe djersitje gjatë natës, ndërsa deri në dy të tretat raportojnë probleme me gjumin.

Terapia hormonale konsiderohet një nga trajtimet më efektive për lehtësimin e simptomave, sidomos kur ato janë të moderuara ose të rënda. Ajo mund të merret në forma të ndryshme, përfshirë tableta, spërkatës dhe xhel.

Në të kaluarën, shqetësimet për rreziqet e mundshme, përfshirë kancerin e gjirit dhe mpiksjen e gjakut, i kishin bërë shumë gra dhe mjekë të hezitonin ndaj këtij trajtimi. Megjithatë, studimet e mëvonshme kanë treguar se për shumë gra, përfitimet mund t'i tejkalojnë rreziqet.

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka ndërmarrë hapa për të hequr paralajmërimet më të rënda nga disa produkte hormonale për menopauzën, duke nxitur interesin për këto trajtime.

Megjithatë, terapia hormonale nuk është e përshtatshme për të gjitha gratë. Vendimi duhet të merret në bashkëpunim me mjekun, duke marrë parasysh moshën, historinë mjekësore dhe rreziqet individuale. Në rastet kur është e përshtatshme, rekomandohet të shqyrtohet fillimi i saj para moshës 60-vjeçare ose brenda 10 vjetësh nga fillimi i menopauzës.

Alternativa për gratë që nuk mund të përdorin hormone

Për gratë që nuk dëshirojnë ose nuk mund të përdorin terapi hormonale, ekzistojnë edhe alternativa të tjera.

Disa medikamente jo hormonale, si fezolinetanti dhe elinzanetanti, veprojnë në tru për të ndihmuar në kontrollin e temperaturës së trupit dhe për të reduktuar rritjen e temperaturës trupore dhe djersitjen gjatë natës. Në raste të caktuara, edhe disa antidepresantë mund të ndihmojnë në lehtësimin e simptomave.

Përveç medikamenteve, ekspertët përmendin edhe terapinë psikologjike për sjelljen me vetëdije që njihet si Cognitive behavioral therapy (CBT), ushtrimet fizike, teknikat e ndërgjegjësimit dhe relaksimit, hipnozën klinike dhe akupunkturën si metoda që mund të ndihmojnë me disa simptoma, përfshirë problemet me gjumin dhe humorin.

Sipas specialistëve trajtimi duhet të përshtatet sipas nevojave të çdo gruaje dhe se kombinimi i disa metodave mund të jetë i dobishëm.

Μην αγνοείτε τα συμπτώματα.

Ekspertët paralajmërojnë gjithashtu për informacionet e pasakta që qarkullojnë në internet lidhur me menopauzën dhe trajtimet e saj. Për këtë arsye, gratë këshillohen të diskutojnë me mjekun për simptomat dhe mundësitë e trajtimit, në vend që të mbështeten te këshillat e paverifikuara.

“Gratë kanë alternativa të shumta, si hormonale, ashtu edhe johormonale. Atyre nuk duhet t’u thuhet se nuk mund të bëhet asgjë për simptomat e tyre, sepse kemi prova shkencore se shumë trajtime mund të ndihmojnë”, ka theksuar doktoresha Stephanie Faubion, drejtoreshë mjekësore e Shoqatës së Menopauzës.