Disa muaj pas dorëzimit të dy kallëzimeve penale ndaj tij, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pranuar se është intervistuar nga Prokuroria Speciale lidhur me pretendimet e një sinjalizuesi që kanë të bëjnë me legalizimet e kundërligjshme. Ndërkaq, Agjencia për Informim dhe Privatësi vazhdon të heshtë, duke tejkaluar çdo afat ligjor lidhur me ankesën e KOHËS ndaj Komunës së Prishtinës, të cilës i janë kërkuar dosjet që kanë të bëjnë me pretendimet e sinjalizuesit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pranuar të enjten, për herë të parë se është intervistuar nga Prokuroria Speciale lidhur me pretendimet për parregullsi në Komunë, të ngritura nga një sinjalizues.
Dy kallëzime penale janë dorëzuar ndaj tij gjatë pesë muajve të fundit nga Lëvizja Vetëvendosje, një në Prokurorinë Speciale dhe tjetra në Drejtorinë Hetimore.
Ndër të tjera ato përfshijnë edhe pretendime për legalizime të kundërligjshme.
Rama ka pranuar se është intervistuar.
“Këtë e kam bërë publike. Disa e kane kryer, disa janë pyetur, ndërsa disa janë ende në proces. Ne jemi transparentë për çdo gjë. Puna e opozitës është pikërisht kjo, ndërsa puna jonë është të kryejmë punë dhe ta zhvillojmë kryeqytetin. I kam bërë ftesë opozitës që të merret me zhvillimin, e jo me gjëra të kota”, ka thënë kryetari i Prishtinës, i pyetur nëse është intervistuar në Prokurori.
Para disa javëve, Rama ka mohuar se është intervistuar ai apo ndokush nga Komuna lidhur me pretendimet e sinjalizuesit.
E, të mërkurën në një postim në Facebook, është ankuar për presion, sipas tij politik, duke thënë se drejtoresha e Investimeve Kapitale po ftohet në Hetuesi një ditë po e një ditë jo, por siç ka shkruar ai, për një projekt tjetër.
Për pretendimet e sinjalizuesit nuk ka folur as Prokuroria.
KOHA ka dërguar në disa raste pyetje në Prokurori se në cilën fazë janë hetimet, nëse janë intervistuar zyrtarë komunalë apo kryetari Rama. Por përveç konfirmimit se rasti është duke u hetuar, Prokuroria nuk është përgjigjur në pyetjet konkrete.
Po ashtu, përgjigje nuk janë marrë as nga Komuna e Prishtinës, të cilës i janë kërkuar dosjet që kanë të bëjnë me pretendimet e ngritura nga sinjalizuesi.
Për këtë arsye, KOHA më 13 gusht është ankuar në Agjencinë për Informim dhe Privatësi. Pas 30 ditësh, sa është afati i këtij institucioni të kthejë përgjigjet, në këtë rast të komunës, kjo nuk ka ndodhur. Arsyetimi fillestar i agjencisë ishte se është e ngarkuar me lëndë. E pas 30 ditëve të tjera pritje, sërish nuk ka kthyer përgjigje.
Agjencisë për Informim dhe Privatësi i është drejtuar edhe opozita në Komunën e Prishtinës – Lëvizja Vetëvendosje, por as ajo nuk i ka siguruar dosjet.
“Ne, para dy muajve, kemi kërkuar qasje në dosjet e legalizimit, por Komuna ka heshtur. Më pas, jemi ankuar në AIP, e cila, përmes një vendimi, e ka urdhëruar Komunën e Prishtinës të na dërgojë dokumentet e kërkuara. Megjithatë, në ditën e fundit të afatit ligjor, kur Komuna është dashur të na dërgojë dosjet e kërkuara, kemi pranuar një vendim tjetër nga Agjencia, përmes të cilit jemi njoftuar se, meqenëse rasti është duke u hetuar nga Prokuroria Speciale, në këtë fazë nuk mund të kemi qasje në dosjet e kërkuara”, ka bërë të ditur Gëzim Sveçla, shef i grupit të asamblistëve të Vetëvendosjes në Prishtinë.
Në gusht, në Drejtorinë e Hetimeve në Prishtinë është dorëzuar një zarf që përmban pretendime të një sinjalizuesi. Të dhënat janë dorëzuar nga asamblistë të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët më pas e kanë hapur zarfin edhe për mediat.
Τα έγγραφα του πληροφοριοδότη καταγγέλλουν μια σειρά παρατυπιών στον Δήμο Πρίστινας, συμπεριλαμβανομένων καταγγελιών που σχετίζονται με δημοτικούς αξιωματούχους, αστυνομικούς και άλλα άτομα.
Dosja përmban të dhëna që lidhen me financat e kryetarit Rama.
Σύμφωνα με ανακοινώσεις καταγγελιών, οι βρετανικές αρχές ξεκίνησαν έρευνα μετά την ανακάλυψη μεταφοράς σημαντικού χρηματικού ποσού από τραπεζικό λογαριασμό στο Κοσσυφοπέδιο σε τραπεζικό λογαριασμό στο Ηνωμένο Βασίλειο.
Në komunikime, sinjalizuesi flet edhe për procedurat e legalizimit në Komunën e Prishtinës.
Σύμφωνα με τον ίδιο, έξι ημέρες μετά την υποβολή ποινικής αναφοράς στην Ειδική Εισαγγελία, σχετικά με ισχυρισμούς για παράνομες νομιμοποιήσεις από τον δήμο, πραγματοποιήθηκε συνάντηση, στην οποία, σύμφωνα με τον καταγγέλλοντα, παρευρέθηκαν: ο δήμαρχος της Πρίστινα, ο επικεφαλής του προσωπικού του και δύο υπάλληλοι νομιμοποίησης.
Ο καταγγέλλων ισχυρίζεται ότι κατά τη διάρκεια αυτής της συνάντησης, τα αρχεία υποθέσεων νομιμοποίησης αφαιρέθηκαν από το αρχείο και στη συνέχεια επιστράφηκαν στο αρχείο.
Kryetari Përparim Rama, që ditë më parë është intervistuar nga Prokuroria edhe për projektin “Arkitekti i qytetit”, i ka mohuar vazhdimisht pretendimet e ngritura nga sinjalizuesi.