KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Πολιτισμός

Μέγαρο Μουσικής: Ο Δήμος περιμένει την υπογραφή, το Υπουργείο δεν την έχει στον προϋπολογισμό

Μέγαρο Μουσικής

Janë bërë më shumë se dy vjet qëkur projekti është miratuar nga institucionet e trashëgimisë kulturore. Por tenderimi dhe nisja e punimeve për Sallën koncertale në Prishtinë nuk kanë kurrfarë afati. Për projektin e saj, Komuna ankohet ndaj Ministrisë së Kulturës, kërkon mbështetje e bashkëpunim, thotë se pret një nënshkrim, ndërkohë që as vetë s’i ka mirë hesapet me buxhet

“Jemi duke e pritur një e-mail nga ministrja rreth buxhetimit të Ministrisë”, ka thënë për KOHËN kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në lidhje me projektin për Sallën koncertale. “Ministria ka thënë se i ka ndarë 10 milionë për tre vjetët e ardhshëm. I kemi ndarë po aq edhe ne si kryeqytet. Po e presim edhe Ministrinë e Kulturës të na bashkohet”, ka thënë Rama. Por tabelat buxhetore të Komunës për vitin që vjen paraqesin një pamje tjetër. Për këtë projekt figurojnë vetëm dy milionë euro. Me “tabela” ka luajtur edhe Ministria e Kulturës. Për sivjet kishte paraparë 100 mijë euro në Ligjin mbi ndarjet buxhetore për projektin “Rindërtimi dhe restaurimi i Qendrës Multikulturore ‘Gërmia’, Prishtinë”. Për vitin 2027 ishin paraparë 3.8 milionë euro, e për vitin 2028, 4.9 milionë euro. Por, tash, sipas Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për vitin 2027, ky projekt nuk figuron fare

E paraparë të kushtojë mbi 30 milionë euro, projekti i konceptuar si qendër multikulturore “Evropa”, brenda së cilës është edhe Salla koncertale e Prishtinës, nuk figuron në planifikimet buxhetore të Qeverisë. Projekti – ndër më të mëdhenjtë në infrastrukturën kulturore në vend, bashkë me Teatrin e Operës dhe Baletit, një tjetër projekt i nivelit qendror – figuron vetëm me 2 milionë euro në planifikimin e Komunës për vitin që vjen. Komuna e Prishtinës vazhdon të ankohet se Qeveria, pavarësisht zotimeve, nuk po e mbështet, përderisa Ministria e Kulturës nuk jep kurrfarë informacioni.

Tashmë janë bërë më shumë se dy vjet qëkur projekti është miratuar nga institucionet e trashëgimisë kulturore. Por tenderimi dhe nisja e punimeve për Sallën koncertale në Prishtinë nuk kanë kurrfarë afati. Procesi i nisur të paktën para tetë vjetësh ende mbetet pa një vizion se kur do të realizohet projekti më i kërkuar nga komuniteti kulturor në kryeqytet. Tash Komuna e Prishtinës pretendon se Ministria e Kulturës nuk po tregohet bashkëpunuese.

Në mars të këtij viti, Komuna e Prishtinës ka njoftuar se do të hapë thirrje për ndërtimin e sallës koncertale. Njoftimi është bërë në platformën elektronike të shpalljes së tenderëve, “E-prokurimi”.

“Njoftim paraprak” është hapi i ndërmarrë nga Komuna, nëpërmjet të cilit bëhet e ditur se pritet të hapet tenderi për projektin me titull “Ndërtimi i sallës koncertale”. Kostoja e parashikuar është tre milionë euro, rreth një e dhjeta e shumës që, sipas projektuesve, do të shpenzohet për implementimin e projektit. Projekti, i cili është i gatshëm që nga vjeshta e vitit 2024, ish-shtëpinë e mallrave “Gërmia” e shndërron në qendër multikulturore “Evropa”, pjesë e së cilës janë salla koncertale dhe ajo që përshkruhet si muze i artit. Ndërtesa aktuale, dikur “Gërmia”, përballë Teatrit Kombëtar të Kosovës, do të jetë një lloj galerie ose muzeu i qytetit. Kurse prapa saj do të marrë formë ndërtesa e re – salla koncertale.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se projektin e kanë gati dhe buxhetin e kanë ndarë.

“Jemi duke e pritur një e-mail nga ministrja rreth buxhetimit të Ministrisë. Kanë thënë se e kanë buxhetuar, por neve nuk po na përgjigjen. Shpresojmë që të na përgjigjen shpejt dhe të punojmë së bashku, në mënyrë që gjithë këto hapësira t’i transformojmë për art dhe kulturë dhe ta ndërtojmë sallën koncertale. Ne si kryeqytet i kemi përfunduar të gjitha punët dhe jemi të gatshëm”, ka thënë Rama për KOHËN. Ai ka përmendur edhe shifrat.

“Ministria ka thënë se i ka ndarë 10 milionë për tre vjetët e ardhshëm. I kemi ndarë po aq edhe ne si kryeqytet. Po e presim edhe Ministrinë e Kulturës të na bashkohet”, ka thënë Rama, derisa ka përsëritur se kostoja e përgjithshme shkon nga 30 deri në 32 milionë euro. 

Por tabelat buxhetore të Komunës për vitin që vjen paraqesin një pamje tjetër. Për këtë projekt figurojnë vetëm dy milionë euro. Prej tyre, 300 mijë euro janë “grant i përgjithshëm” – grant qeveritar – dhe 1.7 milion euro nga të hyrat vetanake. Pas përgjigjes për KOHËN, Rama, nëpërmjet rrjeteve sociale, i ka bërë thirrje Qeverisë.

“Projekti është gati! Lokacioni gjithashtu! UNDP-ja është e gatshme me na ndihmu! Ka mbetur veç një nënshkrim, ai i ministres së Kulturës. Hajde t’ua japim artistëve një skenë të dinjitetshme në zemër të Prishtinës”, ka shkruar ai.

Ministria e Kulturës për këtë vit kishte paraparë 100 mijë euro në Ligjin mbi ndarjet buxhetore për projektin “Rindërtimi dhe restaurimi i Qendrës Multikulturore ‘Gërmia’, Prishtinë”. Sipas atyre tabelave, për vitin 2027 ishin paraparë 3.8 milionë euro, kurse për vitin 2028, 4.9 milionë euro.

Por, tash, sipas Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për vitin 2027, projekti “Rindërtimi dhe restaurimi i Qendrës Multikulturore ‘Gërmia’, Prishtinë” nuk figuron fare në tabelat buxhetore. KOHA ka kërkuar sqarime drejtpërdrejt nga ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, por ajo nuk është përgjigjur. Po ashtu, nuk ka kthyer përgjigje as nëpërmjet postës elektronike.

Τον Ιανουάριο του 2025, ο δήμαρχος της Πρίστινα δήλωσε ότι τα κεφάλαια με τα οποία έπρεπε να ξεκινήσουν οι εργασίες για την υλοποίηση του έργου που σχεδίασε το στούντιο του Ιάπωνα αρχιτέκτονα Κένγκο Κούμα και αυτό του ντόπιου αρχιτέκτονα Μπεκίμ Ράμκου είχαν χαθεί.

“Projekti është i gatshëm. Kemi pasur zotime nga fondet evropiane IPA për financim deri në 20 milionë. Mirëpo, si rezultat i masave të padrejta të vendosura ndaj Republikës së Kosovës, këto fonde janë humbur”, kishte thënë kryetari Rama. Masat janë larguar tërësisht në fillim të këtij viti.

“Po ashtu jemi duke diskutuar seriozisht me komunitetin evropian që të rishikojmë aspektin e fondeve të IPA-s, që ta fusim në periudhën 2025–2027 mundësinë që të na e financojnë këtë projekt”, kishte thënë ai.

Bashkëprojektuesi, arkitekti Bekim Ramku, i cili më 6 gusht të këtij viti është emëruar drejtor i Drejtorisë për Planifikim Strategjik në Komunë, kishte treguar se paramasa e bashkëprojektuesve ishte mbi 30 milionë euro, kurse tashmë çmimet kanë ndryshuar dhe kostoja pritet të jetë rritur.
Profesoresha universitare e muzikës, e cila njëherësh bashkorganizon festivalin “Chopin Piano Fest”, Besa Luzha, ka thënë se Salla koncertale në Prishtinë është një projekt i shumëpritur, që tashmë ka potencial të realizohet më shpejt.

“Sipas njoftimeve, projekti është i gatshëm, Komuna e Prishtinës është e përkushtuar për realizimin e tij, ndërsa edhe UNDP-ja ka shprehur gatishmëri për mbështetje. Mbetet të finalizohet marrëveshja përkatëse, për të cilën pritet nënshkrimi i ministres Bogujevci. Besoj se edhe Ministria e Kulturës mund dhe duhet të jetë kontribuuese në këtë investim”, ka thënë ajo.

Sipas Luzhës, nëse Salla koncertale dhe Teatri i Operës dhe Baletit së bashku kushtojnë 100 milionë euro, sigurisht që bëhet fjalë për një investim të konsiderueshëm. Por investimet e kësaj natyre nuk bëhen domosdoshmërisht brenda një viti.

«Μπορούν να σχεδιαστούν και να δεσμευτούν σε φάσεις, μέσω πολυετών προϋπολογισμών, να συγχρηματοδοτηθούν από διαφορετικά θεσμικά επίπεδα και να συμπληρωθούν από ευρωπαϊκά ταμεία, συμπεριλαμβανομένων των μέσων IPA, καθώς και με την υποστήριξη διεθνών εταίρων και δωρητών. Έτσι λειτουργούν οι χώρες που αντιμετωπίζουν τον πολιτισμό ως αναπτυξιακή προτεραιότητα και όχι ως δευτερεύουσα δαπάνη», είπε.

Σύμφωνα με την ίδια, δεν πρόκειται μόνο για επένδυση σε δύο κτίρια. Είπε ότι η κατασκευή πρέπει επίσης να συνοδεύεται από βιώσιμα σχέδια για τη λειτουργία, τη συντήρηση και τον καλλιτεχνικό προγραμματισμό αυτών των ιδρυμάτων.

Projekti, i cili është i gatshëm që nga vjeshta e vitit 2024, ish-shtëpinë e mallrave “Gërmia” e shndërron në qendër multikulturore “Evropa”, pjesë e së cilës janë salla koncertale dhe ajo që përshkruhet si muze i artit. Kostoja: mbi 30 milionë euro

Në pranverën e vitit 2024, projekti ideor ishte miratuar me kusht nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve. Udhëheqja e Komunës kishte planifikuar që punimet të nisnin në fillim të vitit 2024, por gjërat nuk kanë shkuar ashtu. Kostoja e ndërtimit është rritur ndjeshëm. Arsyeja për këtë është se volumi i tërë kompleksit kap mbi 19 mijë metra katrorë dhe në projektim është përdorur materiali më modern i mundshëm, në mënyrë që hapësira të jetë sa më funksionale.

Versioni i projektit ideor kishte 17 mijë e 226 metra katrorë. Krahas ndërtesës aktuale, e cila shndërrohet në galeri, prapa saj do të ndërtohet objekti i ri, salla koncertale. Kapaciteti i saj fillimisht pritej të ishte 1.200 ulëse. Një sallë më e vogël, e quajtur auditorium, pritej të kishte 400 ulëse. Por, me zvogëlimin e volumit si kërkesë e IKMM-së, hapësirat janë ngushtuar. Do të ketë të paktën tri ambiente komerciale, kafene dhe dyqane. Në versionin e fundit, atë të miratuar, salla qendrore nga 1.400 ulëse është zvogëluar në 800, kurse ajo alternative nga 400 në 170 ulëse.

Kontrata midis Komunës së Prishtinës dhe projektuesve kap vlerën e saktë prej 1.6 milion eurosh. Prej tyre, gjysmën e shumës, 825 mijë euro, do ta paguante Komuna, ndërsa gjysmën tjetër Ministria e Kulturës, në bazë të memorandumit të nënshkruar midis dy institucioneve në prill të vitit 2023. Ideja fillestare ishte që ndërtesa aktuale, ish-shtëpia e mallrave “Gërmia”, të shndërrohej në sallë koncertale. Projekti i dyshes Kuma–Ramku për transformimin e ndërtesës, që gjendet në qendër të Prishtinës, ishte shpallur fitues në pranverën e vitit 2021. Por ai plan ideor tashmë do të mbetet vetëm pjesë e historisë. Më 2023, kryetari Rama kishte kërkuar që ndërtesa aktuale të mbetej galeri dhe ngjitur me të, të projektohej salla koncertale.


Mosmarrëveshjet që humbën milionat e BE-së

Komuna e Prishtinës vazhdimisht kishte llogaritur edhe në përkrahjen e fondeve të Bashkimit Evropian për ndërtimin e sallës koncertale, më saktësisht në fondet IPA. Megjithatë, në vitin 2019, për shkak të mungesës së lokacionit dhe projektit, kishte humbur mundësinë për të përfituar një fond prej gati 11.4 milionë eurosh për këtë sallë. Bëhej fjalë për fondet e Komisionit Evropian, “IPA 2019”. Ato ishin ridestinuar për dekomisionimin e termocentralit “Kosova A”

Që nga shtatori i vitit 2018, Komuna e Prishtinës kishte përmendur ish-ndërtesën e “Gërmisë” si lokacion të mundshëm për ndërtimin e sallës koncertale. Në tetor të po atij viti, pas një debati të gjerë ndërmjet komunitetit të arkitektëve dhe atij të muzikës, Ministria e Kulturës e kishte përfshirë ndërtesën në Listën e trashëgimisë kulturore nën mbrojtje të përkohshme. Me këtë vendim, situata kishte ndryshuar dhe Prishtina e kishte humbur mundësinë për t’i shfrytëzuar 12 milionë eurot e Bashkimit Evropian për ndërtimin e sallës koncertale. Bashkimi Evropian i kishte ridestinuar mjetet e zotuara në kuadër të fondeve IPA. 

Humbja e këtyre mjeteve të zotuara ishte parë edhe si pasojë e mosmarrëveshjeve midis nivelit lokal dhe atij qendror. Komuna e Prishtinës, që asokohe udhëhiqej nga Shpend Ahmeti në mandatin e dytë, ia kishte atribuuar përgjegjësinë Ministrisë së Integrimit, duke pretenduar se ajo e kishte sjellë situatën deri në këtë pikë. Sipas Komunës, ministrja e atëhershme e Integrimit, Dhurata Hoxha, përmes një letre, i kishte kërkuar Bashkimit Evropian që 12 milionë eurot e zotuara të ridestinoheshin. Letrën e kishte publikuar edhe gazeta “Koha Ditore”. Ato ishin ridestinuar për dekomisionimin e termocentralit “Kosova A”. 

Në anën tjetër, përmes vendimit për shpronësimin e ish-objektit të “Gërmisë”, Qeveria kishte vendosur që t’i ruhej pamja e jashtme e monumentit dhe që objekti të shndërrohej në sallë koncertale.
Më pas, projekti fillestar i dyshes Kuma dhe Ramku ishte përzgjedhur nga një juri ndërkombëtare, në kuadër të konkursit publik të organizuar nga Komuna e Prishtinës në vitin 2021. Projekti i përzgjedhur në atë kohë llogaritej të kushtonte rreth 12 milionë euro për t'u realizuar.

Një tjetër humbje milionash, ky projekt “regjistroi” edhe vitin e kaluar. “Projekti është i gatshëm. Kemi pasur zotime nga fondet evropiane IPA për financim deri në 20 milionë. Mirëpo si rezultat i masave të padrejta të vendosura ndaj Republikës së Kosovës, këto fonde janë humbur”, kishte thënë në janarin e vitit 2025 kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, duke e rikonfirmuar këtë e tërthorazi edhe faktin se nisja e punimeve që ish-“Gërmia” të shndërrohet në sallë koncertale, ishte ende larg. Asokohe Komuna do të deklaronte se po diskuton “seriozisht me komunitetin evropian” që ta përfshijë projektin në IPA 2025-2027.