KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Πολιτισμός

Το «Πόλεμος υπό κατηγορία...» αποκαλύπτει την επανεγγραφή της ιστορίας της απελευθέρωσης

Στην προώθηση του βιβλίου στα Τίρανα στο Αλβανικό Ινστιτούτο Διεθνών Σπουδών, το έργο «Πόλεμος υπό κατηγορία: Από την Ντελ Πόντε στο Ειδικό Δικαστήριο» θεωρήθηκε σημαντική συμβολή στις μελέτες για την ιστορία της απελευθέρωσης του Κοσσυφοπεδίου και τις αφηγήσεις σχετικά με αυτήν.

Στην προώθηση του βιβλίου στα Τίρανα στο Αλβανικό Ινστιτούτο Διεθνών Σπουδών, το έργο «Πόλεμος υπό κατηγορία: Από την Ντελ Πόντε στο Ειδικό Δικαστήριο» θεωρήθηκε σημαντική συμβολή στις μελέτες για την ιστορία της απελευθέρωσης του Κοσσυφοπεδίου και τις αφηγήσεις σχετικά με αυτήν.

Në prag të vendimit të Gjykatës Speciale për katërshen udhëheqëse të UÇK-së, libri “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale” i Sylë Ukshinit vjen si një vepër e cila demaskon asimetrinë tronditëse të një procesi që, në emër të “realpolitikës”, përtheu në korniza ligjore propagandën e Beogradit për të balancuar fajësinë historike. “Çdo krim i provuar duhet të ketë një autor dhe çdo autor duhet të përgjigjet individualisht për veprën e tij. Por drejtësia për viktimën nuk kërkon rishkrimin e historisë së një lufte”, ka thënë Ukshini

Historiani e diplomati, Sylë Ukshini, në veprën e re studimore paraqet një studim mbi debatin e luftës në Kosovë jo veç në aspektin vendor por me fokus tek ai ndërkombëtar. Libri i tij “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”, përtej dimensionit juridik çon vëmendjen te konteksti më i gjerë politik dhe gjeopolitik dhe analizon se si narrativat rreth luftës u zhvilluan dhe morën pasoja diplomatike dhe institucionale. 

Në promovimin e librit në Tiranë në Institutin Shqiptar për Studime Ndërkombëtare, vepra është konsideruar si një kontribut i madh në studimet për historinë e çlirimit të Kosovës dhe narrativat për të. Promovimi është bërë në prag të vendimit të Gjykatës Speciale për katërshen udhëheqëse të UÇK-së. 

Ish-ministri i Punëve të jashtme të Shqipërisë, Arian Starova, të hënën në promovim ka thënë se problemi themelor me të cilin merret libri nuk është ecuria e gjykimit të katër ish-udhëheqësve të UÇK-së – Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit – por mënyra sesi ky gjykim ndikon mbi vlerësimin e historisë së Luftës për Liri të Kosovës. 

“Dhe kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për historinë e kësaj lufte madhore çlirimtare të shqiptarëve dhe opinionin publik ndërkombëtar”, ka thënë ai. Sipas Starovës, ajo luftë ishte rrjedhojë edhe e përpjekjeve paqësore të dështuara të shqiptarëve për t’i dhënë fund shtypjes rreth njëshekullore serbe. Ka thënë se prandaj edhe ndodhi ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, çka e thekson natyrën çlirimtare të asaj lufte. 

“Gjykimi i katër udhëheqësve të UÇK-së për krime lufte, sipas meje, ka pasur dy mangësi themelore: Ai gjykim nuk e ka bërë qartë dallimin e Luftës për Liri të UÇK-së prej krimeve që mund të jenë kryer gjatë zhvillimit të saj. Ai e ka barazuar të qenët udhëheqës i UÇK-së me të qenët edhe përgjegjës për krimet që janë kryer gjatë saj. Ky fakt nuk mund të jetë provë për fajësi dhe për më shumë shkel parimin e përgjegjësisë ligjore e cila është gjithnjë vetjake”, ka thënë Starova. Sipas tij, shndërrimi i UÇK-së në faktor politik udhëheqës në Kosovë pas asaj lufte çlirimtare ka qenë qysh në fillim një sfidë për Dhomat e Specializuara të Kosovës, sepse, ndërkohë që ato duhej të merreshin me hetimin e provave për gjetjen e përgjegjësive vetjake të kujtdo që mund të kishte qenë i përfshirë në krime lufte. 

“Ato u morën me seanca të stërzgjatura gjyqësore me udhëheqësit e UÇK-së duke i shërbyer propagandës dhe mendësisë nacionaliste të agresorit serb pinjollët e të cilit edhe në ditët tona guxuan ta sfidojnë Bashkësinë Ndërkombëtare duke i bërë nderime zyrtare kriminelit serb, Ratko Mlladiq”, ka thënë ai.

Ish-ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka vlerësuar librin si kontribut me shumë peshë në stadiumet që bëhen për Kosovën, lirinë dhe pavarësinë e saj. 

Fjala e publicistit Lutfi Dervishi në cilësinë e recensentit u është lexuar të pranishmëve në mungesë të tij. Sipas tij, studimi i Ukshinit,  argumenton si u tjetërsua narrativa e luftës së Kosovës nga një epope çlirimi në një “ndërmarrje të përbashkët kriminale”. Dervishi ka shkruar se në këtë studim, autori analizon rrugëtimin paradoksal të drejtësisë ndërkombëtare, nga pretendimet e Carla Del Pontes dhe raportit të Dick Martyt, i ndikuar nga diplomacia serbe, deri tek institucionalizimi i tyre në Dhomat e Specializuara të Hagës. 

“Libri zbulon asimetrinë tronditëse të një procesi që, në emër të ‘realpolitikës’, përtheu në korniza ligjore propagandën e Beogradit për të balancuar fajësinë historike. Duke ballafaquar arkitekturën e aktakuzës me dëshmitë e gjeneralëve të NATO-s dhe diplomatëve kryesorë perëndimorë, ky libër është një analizë shteruese mbi rrezikun e shndërrimit të drejtësisë në një instrument të menaxhimit politik të kujtesës. Një lexim i domosdoshëm për të kuptuar betejën e fundit të Kosovës: atë për të vërtetën e saj historike”, ka shkruar ai. 

Vetë autori, diplomati e historiani Sylë Ukshini, qysh në fillim të fjalës së tij ka ngritur pyetjen se përse ky libër duhej shkonte në Tiranë. 

“E para, sepse Shqipëria, pavarësisht pafuqisë së saj në periudha të caktuara dhe konjukturave shpesh të pafavorshme ndërkombëtare, ishte dhe mbeti shtrati historik, kombëtar dhe politik mbi të cilin u mbështet aspirata për lirinë dhe shtetësinë e Kosovës. Kosova e bëri luftën e vet, e pagoi lirinë e vet dhe e ndërtoi shtetin e vet, por Shqipëria ishte prapavija e saj natyrore – politike, diplomatike dhe njerëzore – dhe, në momentet më dramatike të luftës, streha e qindra mijëra shqiptarëve të dëbuar nga Kosova”, ka thënë ai derisa ka renditur edhe dy arsye të tjera. Sipas tij, ky nuk është një libër kundër drejtësisë. 

“Përkundrazi. Çdo viktimë meriton drejtësi. Çdo krim i provuar duhet të ketë një autor dhe çdo autor duhet të përgjigjet individualisht për veprën e tij. Por drejtësia për viktimën nuk kërkon rishkrimin e historisë së një lufte. Këtë proces e kam konceptuar si juridicizim të narrativës: një pretendim i artikuluar në diskursin publik mori autoritet politik përmes Raportit Marty, prodhoi një mekanizëm hetimor dhe, më pas, një mekanizëm gjyqësor”, ka thënë ai. Ka kujtuar se pretendimi që shkaktoi jehonën më të madhe – ai për të ashtuquajturin trafikim të organeve – nuk është pjesë e aktakuzës në procesin Thaçi dhe të tjerët. 

“Libri, megjithatë, nuk synon të japë një aktgjykim paralel. Nuk është detyra e historianit të zëvendësojë gjyqtarin. Dhe nuk është detyra e gjykatës të zëvendësojë historianin. Historia e shekullit XX tregon se raporti ndërmjet luftës, përgjegjësisë politike dhe drejtësisë penale nuk ka qenë asnjëherë linear. Jo çdo përgjegjësi politike apo ushtarake është përkthyer në përgjegjësi penale. Prandaj, aktgjykimi gjyqësor dhe historia e një konflikti nuk janë e njëjta gjë”, ka thënë Ukshini. Ka ngritur pyetjen se çfarë narrative për Luftën e Kosovës do të mbetet pas këtij procesi?

“Aktgjykimet mbyllin procese penale, por jo domosdoshmërisht betejat për historinë. Dokumentet mbeten. Arkivat mbeten. Dëshmitë mbeten. Interpretimet mbeten. Dhe mbi to ndërtohet kujtesa e brezave që vijnë. Për këtë arsye e kam shkruar këtë libër: jo për të zëvendësuar drejtësinë, por për të treguar se kjo gjykatë është tradhtia më e madhe që Perëndimi i ka bërë Kosovës duke përkrahur një raport, që gjenezën e ka në Beograd dhe në Moskë dhe është hartuar nga një njeri me prirje antiamerikane dhe kundërshtar i Pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Ukshini.