KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Πολιτισμός

«Art Basel» στο Παρίσι ανάμεσα στην τέχνη και τις διαμαρτυρίες

Art Basel

Hapja e “Art Basel” në Paris përkoi me tensionet sociale në kryeqytetin francez dhe protestat e dhunshme kundër qeverisë

Edicioni i ri i “Art Basel” në Paris ka sjellë galeri nga e gjithë bota në “Grand Palais”. Panairi prestigjioz i artit bashkëkohor u zhvillua nën masa të shtuara sigurie – dhe qëndroi i hapur vetëm një ditë – pas protestave të dhunshme që kanë shpërthyer në kryeqytetin francez

Sa u përket ambienteve, ky vend është vërtet mbresëlënës. “Grand Palais” ka mirëpritur 211 galeri ndërkombëtare dhe ekspozitat e tyre për edicionin e sivjetmë të panairit “Art Basel”.

Në fushën e artit bashkëkohor, ky panair konsiderohet gjerësisht si një nga më prestigjiozët në botë.

“Është pak a shumë si Lojërat Olimpike të artit, besoj. Prandaj, për mua, gjëja më emocionuese është të jem në këtë ndërtesë, por edhe të ekspozoj këto piktura, për të cilat kam punuar për dy vjet”, ka thënë artisti Drake Carr, me bazë në New York, i cili prezanton veprat e tij në bashkëpunim me galerinë “Mariposa”.

Ka ekspozuar figura të mëdha njerëzore, vepra shumëngjyrëshe në lëvizje, të pikturuara me akuarel dhe laps, e më pas të prera në mënyrë që të mund të zhvendosen. Koncepti i tij është krijimi i artit që mund të bëhet pjesë e sfondit të jetës së përditshme.

“Kur i vendosa në një bar ku punoja dikur, disa njerëz i vërenin, ndaleshin për t’i parë dhe më pas vazhdonin rrugën për të marrë diçka për të pirë. Të tjerë mbështeteshin te to dhe harronin se ishin aty. Për mua, ka diçka të bukur në gjithë këtë proces”, ka shtuar artisti.

Në fushën e artit bashkëkohor, ky panair konsiderohet gjerësisht si një nga më prestigjiozët në botë

Yann Stéphane Bisso është një artist francez që merr pjesë në seksionin “Emergence” të “Art Basel”, i cili prezanton artistë të rinj dhe në zhvillim. Piktura e tij e titulluar “Several ways of twelve figures” (Disa mënyra të dymbëdhjetë figurave), është frymëzuar nga skulptura “Mendimtari” e Auguste Rodin, por vjen me një qasje moderne.

“Për mua, seksioni ‘Emergence’ jep mundësinë të prezantojmë propozime që janë më pak komerciale, si të thuash, dhe të krijojmë vërtet një instalacion, një prezantim tërësor – një prezantim që nuk u përmbahet domosdoshmërisht konventave tradicionale të veprës së artit”, ka deklaruar Bisso.
Hapja e “Art Basel” përkoi me tensionet sociale në kryeqytetin francez dhe protestat e dhunshme kundër qeverisë.

Drejtori i panairit, Karim Crippa, thotë se është vënë në zbatim një “plan i fuqishëm sigurie”.

Ndërtesa historike “Grand Palais” është rrethuar me barriera, gardhe metalike dhe masa sigurie.

“Ne kemi një plan të fuqishëm sigurie në fuqi. Ky plan ishte përgatitur përpara zhvillimit të këtij aktiviteti dhe kemi qenë në gjendje ta vëmë atë në zbatim. Në përgjithësi, për hapat e mëtejshëm dhe çdo ndryshim që mund të jetë i nevojshëm, ne po koordinohemi me policinë e qytetit të Parisit”, ka thënë Crippa. 

Artisti Drake Carr ka ekspozuar figura të mëdha njerëzore, vepra shumëngjyrëshe në lëvizje, të pikturuara me akuarel dhe laps, e më pas të prera, në mënyrë që të mund të zhvendosen

Saloni Doshi, koleksioniste arti që ka udhëtuar nga India drejt Parisit për panairin, thotë se ka parë përshkallëzimin e protestave gjatë fundjavës.

“Më kishin paralajmëruar se protestat do të zgjasnin vetëm një ditë. Dhe, po, ditën kur mbërrita, të shtunën, disa miq të mi që ndodheshin tashmë këtu kishin mbetur të bllokuar. Pashë zjarr, pashë protestuesit, pashë njerëz në panik dhe u shqetësova. Të shqetësuar ishin edhe miqtë që ende nuk kishin ardhur nga India, Londra dhe vende të tjera”, ka thënë ajo. 

Megjithatë, Doshi thotë se ndihet e sigurt dhe se do të vazhdojë vizitën e saj. Ajo shpreson të gjejë vepra arti frymëzuese që mund t’i marrë me vete në shtëpi. “Art Basel” qe i planifikuar të jetë i hapur për publikun prej 23 deri më 25 tetor, por u mbyll më herët për shkak të situatës.