KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
ΧΡΟΝΙΚΟ

Ένα άτομο βρέθηκε νεκρό στην Πρίστινα

ΤΑΙΝΙΑ-ΚΑΣΕΤΑ

Φωτογραφία: Εικονογράφηση

Një person është gjetur pa shenja jete në Prishtinë të premten mbrëma, ndërsa policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e rastit.

Zëdhënësi i Policisë për Prishtinën, Enis Pllana, ka thënë se informatën për personin pa shenja jete e kanë pranuar rreth orës 20:00.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Policia, në koordinim me prokurorin e shtetit, ka nisur një hetim mbi vdekjen dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka thënë ai.