KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
ΧΡΟΝΙΚΟ

Συνελήφθη ύποπτος στο Λεποσάβιτς για παράνομη απόκτηση επίσημων εγγράφων

ΣΥΛΛΗΨΗ

Një person është arrestuar në Leposaviq, nën dyshimin për ushtrim ndikimi dhe nxjerrje të kundërligjshme të dokumenteve zyrtare që lidhen me regjistrimin civil.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, gjatë kontrollit në kioskën e të dyshuarit, policia ka gjetur dhe konfiskuar pajisje elektronike dhe dokumente të ndryshme, të cilat dyshohet se mund të shërbejnë si prova materiale në kuadër të hetimeve.

Rasti është raportuar të martën në mëngjes.

Në lidhje me rastin janë intervistuar edhe dy dëshmitarë, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.