KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
ΧΡΟΝΙΚΟ

Συνελήφθησαν πέντε άτομα, ύποπτα για κλοπή έως και 200 ευρώ

arma

Policia e Kosovës, saktësisht njësiti i hetimeve i stacionit policor në Fushë-Kosovë, ka bërë të ditur se ka arrestuar pesë persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve. 

Policia ka thënë se të arrestuarit dyshohen se kanë vjedhur në lokale afariste, përfshirë fabrika dhe depo, e kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale e financiare. Sipas deklarimeve të viktimave, vlera e dëmit të shkaktuar arrin deri 200 mijë euro. 

Policia ka bërë se me urdhëresë të gjykatës kompetente janë kryer kontrolle në pesë lokacione të ndryshme, ndërsa janë sekuestruar një armë zjarri, telefona celularë dhe prova materiale që ndërlidhen me rastet nën hetim. 

“Personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë,  ndërkohë që po kryhen veprimet e mëtejme hetimore dhe procedurale në koordinim me Prokurorinë kompetente.  Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe mbrojtjen e pronës së qytetarëve”, ka njoftuar Policia e Kosovës.