KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Στήλες

Η διαφορά μεταξύ Αλβανίας και Σερβίας είναι σαν τη μέρα με τη νύχτα

Studentët në Serbi, që me një lëvizje masive pas dy vjetësh rrëzuan një regjim autoritar, janë frymëzim për shumë të rinj se me vullnet dhe qëndresë mund të sjellin ndryshime. Kjo mund të vlejë një ditë edhe për Shqipërinë. Por këtu përfundon ngjashmëria. Dallimet mes Serbisë dhe Shqipërisë janë si nata me ditën. Përkundër të gjitha problemeve që ka, Shqipëria është larg Serbisë. Afërsia e dëshmuar, e dokumentuar dhe asnjëherë e mohuar e kryeministrit të Shqipërisë me ish-presidentin e Serbisë nuk e zhbën faktin se mes dy vendeve ka dallim të madh. Ky dallim do të shihet shumë qartë të mërkurën, në raportet e progresit që do t’i publikojë Komisioni Evropian. Përderisa Shqipëria do të ketë progres të mirë në fushat kyçe, Serbia ka prapakthim dhe krahasohet vetëm me Gjeorgjinë. Kjo është edhe një dëshmi se sa i gabuar ishte ai “editoriali“ i famshëm i kryeministrit Rama me ish-presidentin e Serbisë, Vuçiq, ku paraqisnin vizionin e “dy vendeve tona“ drejt BE-së.

Të mërkurën, më 4 nëntor, në Bruksel, Komisioni Evropian do t’i miratojë dhe publikojë raportet e progresit për vendet e përfshira në procesin e zgjerimit të BE-së. Zakonisht, për të konstatuar në mënyrë objektive se a është një raport i tillë pozitiv apo negativ, duhet të krahasohet me raportet për vendet e tjera dhe me raportin e vitit paraprak. Nuk duhet dëgjuar as opozitën e as qeverinë, sepse gjithmonë qeveria do ta vërë gishtin në pjesët pozitive të raportit, ndërkohë që opozita do të tërheqë vërejtjen për kritikat dhe pikat negative. Dhe, krahasuar me raportin e vitit të shkuar dhe me ato të vendeve të tjera, ai i Shqipërisë këtë vit do të jetë më pozitivi deri më tash, madje tejet pozitiv sa i përket përmbushjes së kritereve objektive dhe specifike. Për fat të keq, do të konstatojë edhe atë që e dinë vetë shqiptarët, se problemi serioz në Shqipëri është funksionimi i institucioneve demokratike.

Në kapitujt kyç, raporti i progresit do të konstatojë se Shqipëria ka shënuar “progres të mirë“ dhe kjo do të përfshijë edhe fushën e luftës kundër krimit të organizuar, kundër korrupsionit, funksionimin e gjyqësorit dhe fushat e tjera. Por duhet pasur kujdes që meritat për këtë t’u jepen atyre që në fakt edhe i kanë për disa çështje. Në këtë rast, SPAK-ut. Sepse, falë punës së SPAK-ut, Komisioni Evropian do të konstatojë se është arritur progres i mirë. Do të lavdërojë bashkëpunimin e SPAK-ut edhe me strukturat ndërkombëtare, posaçërisht me ato të vendeve anëtare dhe agjencive të BE-së, që ka sjellë edhe rezultate të prekshme në goditjen e grupeve me rrezikshmëri të lartë të krimit të organizuar.

Bile, politika mund të kritikohet se më shumë e pengon sesa ndihmon progresin drejt BE-së. Ja, për shembull, në Raportin e Progresit për Shqipërinë do të konstatohet se “edhe nga shumica parlamentare edhe nga opozita është përdorur gjuhë diskredituese për gjyqësorin dhe anëtarët individualë“ dhe se kjo “nxit shqetësimin për ndarjen e pushteteve“.

E sa e kanë evropianizuar Shqipërinë dy partitë politike, që të dyja për vite të kapura nga liderë autoritarë, do të shihet edhe në konstatimin që vijon nga Raporti i Progresit: „Sfidë e posaçme është funksionimi i institucioneve demokratike në Shqipëri, për shkak të mjedisit thellësisht të polarizuar politik, me mbikëqyrje të limituar parlamentare të ekzekutivit. Reforma gjithëpërfshirëse zgjedhore është urgjentisht e nevojshme“. Ky është konstatim i Komisionit Evropian dhe këtë duhet ta lexojnë mirë edhe ata deputetë dhe pjesëtarë të PS-së, të cilët nëpër studio televizive këto ditë e kanë gojën plot BE, saqë nganjëherë duken sikur të ishin zëdhënës të BE-së. Por, duke e përdorur BE-në si argument për ta arsyetuar represionin policor apo mosveprimin e duhur të qeverisë për dialog, ata vetëm do ta dëmtojnë e jo ta ndihmojnë rrugëtimin drejt BE-së.

Rrugëtimi drejt BE-së është ndoshta edhe shembulli më i dukshëm se sa larg janë Serbia dhe Shqipëria nga njëra-tjetra. Sa të ndryshme janë dhe sa të pabaza janë krahasimet që bëhen. Sepse, me gjithë problemet që ka Shqipëria, mediat janë më të lira sesa në Serbi, debati është i mundshëm dhe, përkundër retorikës banale, fyese dhe tallëse ndaj mediave nga ana e kryeministrit apo edhe liderit të opozitës kur nuk u pëlqejnë, mediat në Shqipëri ofrojnë informacione dhe hapësirë për debat, çfarë Serbia nuk e kishte deri të dielën e 25 tetorit. Jo vetëm në Shqipëri, por askund tjetër në rajon nuk ka pasur aq përhapje të urrejtjes, propagandë helmuese, linçime dhe fushata dezinformuese sikur në Serbi. Ka aty-këtu media që bëjnë propagandë edhe në Shqipëri, edhe në vendet e tjera, por ato nuk janë dominuese. Në Serbi, hapësira për kritika ndaj regjimit të Aleksandar Vuçiqit ishte pothuajse e mbyllur. Ato pak media kritike ndaj tij, pak ditë para zgjedhjeve, nisën të bien nën kontrollin e shtetit, po ashtu me përjashtime masive të stafit redaktues.

Në Raportet e Progresit do të shihet se sa larg është Shqipëria nga Serbia. Përderisa Shqipëria ka “progres të mirë“, Serbia ose nuk ka fare progres, ose ka edhe kthim prapa në fushat kryesore.

Studentët në Serbi, që me një lëvizje masive pas dy vjetësh e rrëzuan një regjim autoritar, janë frymëzim për shumë të rinj se me vullnet dhe qëndresë mund të sjellin ndryshime. Kjo mund të vlejë një ditë edhe për Shqipërinë. Por këtu përfundon ngjashmëria. Dallimet mes Serbisë dhe Shqipërisë janë si nata me ditë. Përkundër të gjitha problemeve që ka, Shqipëria është larg Serbisë. Afërsia e dëshmuar, e dokumentuar dhe asnjëherë e mohuar e kryeministrit të Shqipërisë me ish-presidentin e Serbisë nuk e zhbën faktin se mes dy vendeve ka dallim të madh. Ky dallim do të shihet shumë qartë të mërkurën, në raportet e progresit që do t’i publikojë Komisioni Evropian. Përderisa Shqipëria do të ketë progres të mirë në fushat kyçe, Serbia ka prapakthim dhe krahasohet vetëm me Gjeorgjinë. Kjo është edhe një dëshmi se sa i gabuar ishte ai “editoriali“ i famshëm i kryeministrit Rama me ish-presidentin e Serbisë, Vuçiq, ku paraqisnin vizionin e “dy vendeve tona“ drejt BE-së. Asnjëherë, për asnjë gjë, askund askush nuk ka shkruar editorial të përbashkët me Aleksandar Vuçiqin në ndonjë medium prestigjioz ndërkombëtar, pos Edi Ramës. Nuk është kjo as kritikë, as akuzë, as sulm, por vetëm konstatim i një fakti. Shqipëria sot ka arritur në disa gjëra edhe më shumë sesa ai “Rama – Vuçiq Editorial“ kërkonte. Serbia vetëm sa është larguar nga BE-ja, e Shqipëria është afruar sa kurrë më parë. Por, edhe pse Shqipëria është afruar, akoma nuk është në prag të derës së anëtarësimit. Për këtë duhet të vazhdojë punën në përmbushjen e kritereve. Dhe ka dëshmuar se ka staf profesional që mund ta bëjë një gjë të tillë në fushat që mbulohen me procesin e negociatave të anëtarësimit. Por, në anën tjetër, politika duhet të ndihmojë, të mos shihet procesi si ekskluzivitet i një partie. Dhe duhet të përmbahet politika nga keqpërdorimi i BE-së për qëllime politike në grindjet e brendshme. Politikanët duhet të krijojnë një ambient të favorshëm ku strukturat e pavarura dhe profesionale të shtetit do të kryejnë punën e tyre të pandikuara nga politika. Dhe kjo do të vazhdojë ta afrojë Shqipërinë drejt qëllimit për anëtarësim në BE. Ndryshe, nëse politika vazhdon t’i fusë hundët aty ku nuk duhet, atëherë vetëm sa do ta rrezikojë procesin e anëtarësimit dhe ta vonojë për vite arritjen e qëllimit final. Secili shtet në këtë rrugëtim vazhdon ta ketë rrugën e vet dhe nuk ka pasur e as që ka nevojë për ide të përbashkëta apo rrugëtim të përbashkët në ndonjë paketë.