KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
ποδόσφαιρο

Η Ζέγκροβα μπορεί να συμπεριληφθεί στο ρόστερ της Γιούβε για το Europa League

Έντον Ζέγκροβα

Sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, mund të përfitojë nga lëndimi i Manuel Locatellit dhe të përfshihet në listën e Juventusit për vazhdimin e garave në Ligën e Evropës.

Sipas raportimit të mediumit italian “La Stampa”, drejtuesit e Juves po shqyrtojnë mundësinë që reprezentuesin e Kosovës ta regjistrojnë në vend të mesfushorit italian, i cili pritet të mungojë për një periudhë të gjatë për shkak të lëndimit.

Një mundësi të tillë e lejon edhe rregullorja e UEFA-s. Klubet mund të bëjnë një zëvendësim të përkohshëm në Listën A gjatë fazës së ligës, deri në përfundim të xhiros së gjashtë, në rast se një futbollist pëson lëndim ose sëmundje serioze dhe pritet të jetë jashtë fushave për më shumë se 60 ditë.

Zhegrova nuk ishte përfshirë në listën fillestare të Juventusit për Ligën e Evropës.

27-vjeçari Zhegrova kontribuoi me asistim në fitoren 2:0 të Juves ndaj Napolit, në fundjavë 

Sulmuesi i krahut këtë edicion ka dy gola dhe dy asistime.