KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
ποδόσφαιρο

Τζάκα, ο καλύτερος με τη φανέλα με τον αριθμό 34

Granit Xhaka

Mesfushori i Sunderlandit, Granit Xhaka, është përzgjedhur si futbollisti më i mirë që ka bartur fanellën me numrin 34.

“The Guardian” e ka përzgjedhur kapitenin e Zvicrës dhe të Sunderlandit si futbollistin më të mirë që ka bartur fanellën me numrin 34, në një renditje që përfshinë lojtarët më të dalluar sipas numrave të fanellave.

Në këtë përzgjedhje, Xhaka është vënë para emrave të njohur të futbollit, përfshirë holandezin Nigel de Jong, i cili po ashtu ka luajtur me numrin 34 gjatë karrierës së tij.

Numri 34 ka një domethënie të veçantë për Xhakën.

Ai e kishte zgjedhur këtë numër që në kohën kur ishte pjesë e akademisë së Baselit, pasi autobusi me të cilin udhëtonte drejt stërvitjeve mbante pikërisht këtë numër.

Që nga ajo kohë, Xhaka e ka ruajtur numrin 34 në skuadrat ku ka luajtur, Basel, Borussia Monchengladbach, Arsenal dhe Bayer Leverkusen.

34-vjeçari është shumë i rëndësishëm për Sunderlandin dhe për Zvicrën.

Xhaka pjesë e Sunderlandit është nga viti i kaluar kur u transferua nga Leverkuseni për 15 milionë euro. Aktualisht është i lënduar.