Vedat Muriqi, për të dytën ndeshje radhazi, është inkuadruar si zëvendësues te Fenerbahçe.
Muriqi kishte pak minuta të shtunën në disfatën që e pësoi Fenerbahçe në ndeshjen që i takoi xhiros së dhjetë të Superligës së Turqisë.
Feneri u mposht 2:1 në shtëpi nga Goztepe.
Sulmuesi i Kosovës në lojë u inkuadrua në minutën e 83-të.
32-vjeçari nga Prizreni edhe në xhiron e kaluar në derbin ndaj Galatasarayt luajti vetëm shtatë minuta.
Sinclair Armstrong dhe Andre Henrique i realizuan golat e fitores për Goztepen.
Ndërsa golin e vetëm për Fenerin e shënoi Matteo Guendouzi.
Feneri ka 16 pikë, kurse Goztepe ka një pikë më pak.