KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
ποδόσφαιρο

Την αποκάλεσαν «ιδιοφυΐα», αλλά η Ζεγκόβα θα μπορούσε να φύγει τον Ιανουάριο

Ζέγκροβα

Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, tha se Edon Zhegrova është “gjeni” pas paraqitjes kundër Venezias në fundjavë. Por e ardhmja e Zhegrovës te Juventusi është e pasigurt.

Sipas raportimeve të mediumeve italiane, drejtuesit e Juves janë të gatshëm ta lejojnë largimin e reprezentuesit të Kosovës, nëse paraqitet një ofertë që i plotëson kërkesat ekonomike të tyre.

Siç raporton “Corriere dello Sport”, konkurrenca e madhe në repartin ofensiv është një prej arsyeve që mund ta shtyjë Juventusin ta shqyrtojë shitjen e futbollistit 27-vjeçar.

Interesim për Zhegrovën kanë shprehur skuadra nga Arabia Saudite, Franca dhe Turqia. 

Zhegrova të dielën, për herë të parë, e kompletoi një ndeshje me Juventusin, në duelin ndaj Venezias.

Ai madje kontribuoi edhe me një asistim në fitoren 4:0 të “Zonjës së Vjetër”.

27-vjeçari Zhegrova këtë edicion në dhjetë ndeshjet e zhvilluara ka shënuar dy gola dhe ka bërë tri asistime.