KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
ποδόσφαιρο

Ένα ακόμη πλήγμα για τη Γιουνάιτεντ, η πίεση στον Κάρικ αυξάνεται

Ενωμένος

Manchester Unitedi mori tjetër goditje të dielën pasdite. U mposht në “Old Trafford” nga Bournemouthi në kuadër të xhiros së tetë të Premier Leagues.

Unitedi në mesjavë pësoi 4:1 nga Como në Champions, ndërsa të dielën erdhi humbja e radhës. Skuadra e trajnerit Michael Carrick është pa fitore që nga 10 shtatori, kur e mposhti Sabahun më Champions. Në Premier League së fundi ka fituar më 30 gusht, 5:2 ndaj Ipswichit.

Rayan në minutën e tretë, Marcus Tavernier në minutën e 43-të dhe Evanilson në minutën e 71-të i shënuan golat për Bournemouthin.

Manchester Unitedi bie në vendin e 16-të me vetëm shtatë pikë. Ka një fitore, katër barazime e tri humbje. Bournemouthi doli në vendin e 13-të me nëntë pikë.

Tashmë ka raportime për shkarkimin e Carrickut nga posti i trajnerit të Unitedit. Mbetet të shihet nëse ai do t’iu mbijetojë humbjes së thellë.