Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, ka shprehur vlerësim për sulmuesin e Bayern Munchenit, Harry Kane, pas suksesit në garën për “Topin e Artë”.
Kapiteni i Anglisë e fitoi çmimin kryesor individual. Simeone thotë se Kane e meritoi plotësisht “Topin e Artë”.
Argjentinasi Simeone ka përgëzuar anglezin për formën dhe paraqitjet e tij.
“Fillimisht dua ta përgëzoj për ‘Topin e Artë’, të cilin e ka merituar plotësisht. Është diçka e jashtëzakonshme. Me kalimin e viteve dhe pjekurinë që ka fituar, ai ka arritur formën e tij më të mirë, pa e humbur kurrë instinktin për të shënuar gola. Ai e di shumë mirë se çfarë i nevojitet ekipit”, ka thënë Simeone në konferencë për shtyp.
Atletico të martën nga ora 21:00 e pret Bayernin, në kuadër të xhiros së katërt të fazës së ligës në “Champions”.