Xherdan Shaqiri ka shënuar gol për Baselin pas afro dy muajsh.
Por, goli i Shaqirit nuk i mjaftoi Baselit për të shmangur humbjen ndaj Grasshoppersit.
Grasshoppersi të shtunën mbrëma e mposhti Baselin në shtëpi me rezultatin 2:1, në kuadër të xhiros së 15-të të Superligës së Zvicrës.
Shaqiri, i cili u inkuadrua në lojë në minutën e 61-të, vetëm tre minuta më pas realizoi golin e epërsisë për 1:0.
Shtatë minuta më pas, Grasshoppersi i barazoi shifrat në 1:1 me golin që e realizoi Samuel Krasniqi.
Ndërsa golin e fitores, për rezultatin 2:1, e realizoi Nikolas Muci, pas asistimit të Amir Abrashit.
Krasniqi, Abrashi dhe Bujar Pllana e kompletuan ndeshjen te Grasshoppersi.
Shaqiri për herë të fundit i kishte realizuar dy gola më 13 shtator në fitoren 4:2 të Baselit ndaj Luzernit.
35-vjeçari Shaqiri këtë edicion ka katër gola dhe një asistim.