Ish-bashkëlojtari i Xherdan Shaqirit, Pascal Schurpf, ka vlerësuar se kapiteni i Baselit mbetet prej lojtarëve më cilësorë të Superligës së Zvicrës, kurse ka shtuar se klubi duhet t’ia vazhdojë kontratën.
Shaqiri mund të vazhdojë të ketë rol vendimtar te Baseli, por për këtë ka nevojë për bashkëlojtarë që dinë t’i shfrytëzojnë aftësitë dhe pasimet e tij.
Kështu ka vlerësuar Schurpf, që është i angazhuar si ekspert i futbollit në mediumin zviceran “Blick”.
“Për mua, ai është ende lojtari më i mirë i ligës. Por edhe ai ka nevojë për lojtarë përreth vetes që i kuptojnë idetë e tij dhe dinë t’i shfrytëzojnë pasimet”, ka thënë Schurpf.
35-vjeçarit Shaqiri kontrata me Baselin i skadon në verën e vitit të ardhshëm. së Kampionëve nga edicionit 2024/25.