KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
ποδόσφαιρο

Η Παρί Σεν Ζερμέν ενδιαφέρεται για τον Ισπανό σταρ

Παρί Σεν Ζερμέν

 

Paris Saint-Germaini ka shprehur interesim për sulmuesin e Atheltic Bilbaos, Nico Williams, 
“Le Parisien” ka raportuar të mërkurën se Williams është një nga kandidatët për t’u transferuar te PSG-ja pas lëndimit të Desire Doue dhe Khvicha Kvaratskhelias. 
Të dy sulmuesit do të mungojnë për një kohë të gjatë. 
PSG-ja po shqyrton mundësinë që ta paguajë klauzolën e lirimit të yllit spanjoll. Mësohet se shifra kalon mbi 90 milionë euro. 
Williams kishte pranuar oferta të shumta gjatë dy viteve të fundit, por ai vendosi që ta vazhdonte kontratën me Bilbaon deri në verën e vitit 2035.
Barcelona kishte insistuar deri në fund të afatit kalimtar për 24-vjeçarin, por zgjedhja e tij ishte ndryshe. 
Sulmuesi i krahut të majtë është zhvilluar si futbollist tek Athletic Bilbao, kurse pjesë e skuadrës së parë është nga viti 2021.
Williams me Bilbaon ka 210 ndeshje të zhvilluara, derisa ka kontribuar edhe me 39 gola dhe 39 asistime. 
Sipas gazetës franceze dy opsionet tjera për PSG-në janë edhe Antonio Nusa i RB Leipzigut dhe Estevao i Chelseat.