KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
ποδόσφαιρο

Η Πορτογαλία ετοιμάζει ειδικό αφιέρωμα στον Ρονάλντο

Κριστιάνο Ρονάλντο

Përfaqësuesja e Portugalisë ka përgatitur një nderim të veçantë për Cristiano Ronaldon, në shenjë respekti për kontributin e tij të jashtëzakonshëm.

Sipas gazetës zvicerane “Blick”, në ndeshjen ndaj Danimarkës, lojtarët e Portugalisë do të bartin fanellat me numrin 7, numrin që për më shumë se dy dekada është identifikuar me Ronaldon.

Portugalia të shtunën nga ora 20:45 e pret Danimarkën në ndeshjen që i takon Grupit A4 të Ligës së Kombeve. 

Nderimi do të vazhdojë edhe në minutën e shtatë të ndeshjes, kur tifozët pritet t'i kushtojnë një moment të veçantë yllit portugez.

Ndërkohë, një tjetër veprim simbolik është planifikuar në qendrën stërvitore të përfaqësueses, ku dhoma që Ronaldo e përdorte gjatë grumbullimeve do të mbetet e paprekur.

Ronaldo më 5 nëntor e mbylli karrierën me Përfaqësuesen e Portugalisë. 

41-vjeçari me Portugalinë zhvilloi 234 ndeshje, derisa ka kontribuar me 146 gola.