KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
ποδόσφαιρο

Για τον Σπαλέτι, ο Ζεγκρόβα δεν είναι αρκετά καλός

Ζέγκροβα

Pas një viti e gjysmë te Juventusi, Edon Zhegrova nuk e ka luajtur ende asnjë ndeshje si titullar në Serie A. 

Zhegrova edhe ndaj Fiorentinas, të dielën luajti si zëvendësues, por pa lënë gjurmë.

Trajneri i Juventusi, Luciano Spalletti, nuk e fshehu zhgënjimin duke folur shumë hapur për Zhegrovën.

“Edoni ka cilësi dhe ato janë të rëndësishme, por ai humb gjëra gjatë lojës. Ai humb qetësinë në mbrojtje dhe pozicionimin, si dhe kur ndjek një kundërshtar. Në këtë nivel nuk mund ta përballosh këtë. Ke nevojë për lojë të vazhdueshme për 90 minuta. Paraqitjet individuale nuk janë të mjaftueshme”, ka thënë pas ndeshjes Spalletti, raporton “Goal” të hënën.

Nga 36 paraqitjet e tij me Juventusin, Zhegrova 35 i ka si zëvendësues. Vetëm kundër Pafosit në Ligën e Kampionëve luajti si titullar dhe u largua pas përfundimit të pjesës së parë.

“Duke pasur parasysh situatën aktuale, Zhegrova dhe Juventusi mund të ndahen që në afatin kalimtar të dimrit. Juventusi po shqyrton transferimin e një lojtari më të përshtatshëm për vizionin e Spallettit”, shkruan “Goal”.

27-vjeçari për Juventusin ka dy gola e dy asistime në Serie A.

Ai me Juven ka kontratë deri në qershor të vitit 2030.