KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
ποδόσφαιρο

Το βράδυ του Μούρικ

Vedat Muriqi

Vedat Muriqi ka shënuar shumë gola të rëndësishëm në karrierë. Por ndoshta më të rëndësishmin në nivel klubesh e realizoi të mërkurën mbrëma.

Kosovari u aktivizua në minutën e 63-të të ndeshjes së Fenerbahçes ndaj Liverpoolit, që i takoi xhiros së katërt të Championsit. Dhe në minutën e 79-të e shënoi golin e fitores 3:2. Muriqi goditi saktë me kokë për festën e madhe të tifozëve të zjarrtë të Fenerbahçes.

Gjiganti turk ishte në moment të keq dhe pak kush ka mundur të besojë se Feneri do të fitojë ndaj Liverpoolit. Por Muriqi me shokë besuan dhe arritën fitoren e madhe. Fenerbahçe e ka vlerësuar historike fitoren ndaj Liverpoolit.

Liverpooli i kishte fituar tri ndeshjet e para, ndërsa Fenerbahçe ishte pa fitore në Champions. Kishte dy barazime e një humbje. Tani i ka pesë pikë dhe në pozitë më të mirë për avancim tutje.

Dirk Kuyt e udhëhoqi Fenerbahçen nga stoli, ndonëse klubi turk të martën mbrëma e zyrtarizoi trajnerin e ri, Emre Belozoglu.

Për Muriqin goli ka vlerë të jashtëzakonshme edhe personale. Ai nuk ishte në momentin më të mirë së fundi te gjiganti nga Stambolli. Madje nisën edhe raportim për kthim të mundshëm në Spanjë. Por shtatlarti shënoi gol që mund të ketë vlerë të madhe për vazhdim të kampanjës.

Për Fenerbahçen është fitorja e parë në Champions pas më shumë se 18 vjetëve.

Trey Nyoni në minutën e 25-të shënoi për 1:0 në të mirë të Liverpoolit. Për 1:1 realizoi Mason Greenwood në minutën e 290-të. Alexander Isak kaloi sërish në epërsi Liverpoolin në minutën e 69-të, ndërsa Archei Broën shënoi për 2:2 në minutën e 73-të, para se Muriqi ta vendoste sfidën.

“Jam shumë i lumtur”, tha Muriqi pas ndeshjes. Ai fitoren ua kushtoi tifozëve.

“Në javët e fundit kemi kaluar kohë të vështira me ndryshime e gjëra të tjera. Sonte kemi treguar sërish se sa klub i madh është Fenerbahçe. Tifozët tanë mund ta kenë ndier nga momenti kur filloi ndeshja. E filluam ndeshjen shumë mirë. Kishim goditje që përfundoi në shtyllë. Pranuam gol pa fat. Ia dolëm të kthejmë lojën, ishim të suksesshëm. Kjo është madhështia e Fenerbahçes. I falënderoj të gjithë për përpjekjet, zemrën dhe përkrahjen”, ka shtuar ylli kosovar.

Muriqi shpreson që kjo të jetë pikë kthese për Fenerbahçen.

“Javën e kaluar kishim barazim pa fat ndaj Slavia Pragës, ndonëse ishim 2:0. Sonte kemi arritur fitore të veçantë. Kemi ndeshjet me Shakhtarin, LASK-un, Villarrealin dhe Atletico Madridin. Synimi ynë kryesor është Superliga, por do të shkojmë sa më larg të jetë e mundur në Champions”, ka thënë Muriqi.

Për Muriqin është goli i nëntë me Fenerin këtë edicion. Por përfundimisht është më i rëndësishmi.