KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
ποδόσφαιρο

Ο Εμπαπέ θέλει το ομαδικό παιχνίδι να είναι το δυνατό σημείο της Ρεάλ Μαδρίτης

Κυλιάν Μμπάπ

Kylian Mbappe e festoi “fitoren e ekipit”, e cila e riktheu Real Madridin në garën për titull në Spanjë, duke thënë se ajo përcjell një “mesazh të mirë”.

Mbappe shënoi dy gola në “El Clasicon” e së dielës mbrëma. Goli i dytë dhe i fitores 2:1 ishte i 100-ti i francezit me fanellën e Madridit. Fitorja në Barcelonë e lë Madridin vetëm tri pikë larg rivales së madhe.

“Të fitojmë dhe të mbesim në garë për titull është shumë e rëndësishme për ne”, ka thënë Mbappe për “Real Madrid TV”. “Por duhet të vazhdojmë përpara. E dimë që është ndeshje e madhe, por ajo vlen tri pikë. Dhe na duhen shumë pikë për ta fituar kampionatin. Fitorja përcjell mesazh të mirë, por nuk mund të mendojmë se edicioni ka përfunduar, sepse nuk është vendosur asgjë”.

Real Madridi është i treti, kurse ka një pikë më pak se Atletico Madridi që është në vendin e dytë. Skuadra e Jose Mourinhos ka pesë fitore rresht.

“Është fitore ekipore. Meritat shkojnë për ekipin dhe grupin, pasi e kemi ditur se duhet të luajmë si burra, por edhe si ekip. Jemi përgatitur mirë në ndeshjet e kaluara, pasi kemi fituar dhe kemi luajtur mirë. U paraqitëm në ndeshje me mentalitetin e duhur dhe kemi dhënë çdo gjë që kishim”, ka theksuar Kylian Mbappe.

Fitorja për Barcelonën do ta rriste diferencën me Madridin në nëntë pikë. Po ashtu Barcelona do të bëhej ekipi i parë që shënon dhjetë fitore rresht në fillim të edicionit në La Liga. Nëntë fitore rresht në fillim të edicionit i kishte edhe Real Madridi në kampanjën 1968/69.

Mbappe i dha fund shpresave të tifozëve të Barçës me golin e minutës së 87-të. Ishte goli i tij i 100-të në 116 paraqitje për Real Madridin.

“Nëse duam të kemi shpresa për të arritur ndonjë gjë në këtë edicion, duhet ta bëjmë këtë si grup dhe si ekip, pasi kualiteti është këtu”, ka theksuar Mbappe. “Secili që thotë se nuk ka kualitet në këtë skuadër, gënjen. Por duhet të bëjmë çdo gjë si ekip dhe si grup. Vetëm kështu mund të arrijmë atë që synojmë. Të gjithë e dinë që më pëlqen të shënoj gola dhe të ndihmoj ekipin në këtë mënyrë. Por mendoj se këtë herë ishte vetëm një detaj. Kjo fitore do t’i jep grupit shumë besim dhe do të ketë shumë gola të tjerë. Kështu që nuk është shumë e rëndësishme”.