KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
ποδόσφαιρο

Κάποτε ζητήθηκε από τον Μαράνι να επιβιώσει, τώρα για να προκριθεί σε μεγάλες διοργανώσεις.

Ρολάντο Μαράν

Pas karrierës si trjaner te disa skuadra të elitës taliane të futbollit, Rolando Maran e ka gjetur kënaqësinë në punën që e bën. 

Kërkesat e dikurshme për teknikun italian ishin që të mbetej në ligë me skuadrat që drejtonte. Tani janë krejtësisht të kundërta me Shqipërinë – avancimi në turne madhor. 

Maran në një intervistë të gjatë për “Fanpage”, të publikuar të shtunën, ka thënë se ka hasur në vështirësi në fillim. Te Cagliari, ka treguar ai, ka punuar deri në nëntë orë gjatë ditës në fushë. Por ai ka thënë se tani është duke u kënaqur me punën që e bën. 

Shqipëria u promovua në Ligën B të Ligës së Kombeve pasi e fitoi Grupin 1 me 15 pikë. La prapa Bjellorusinë dhe Finlandën me nga dhjetë pikë, dhe San Marinon në pozitën e fundit, pa pikë. 

“Nuk kam qenë i lumtur vetëm me suksesin. U gëzova sepse e arritëm atë me meritë të madhe dhe me shifra të rëndësishme. Kam gjetur një grup të jashtëzakonshëm të djemve që më kanë përkrahur në punë dhe janë munduar ta bëjnë atë që kam kërkuar. Ishte një mjedis që kishte nevojë për energji të re dhe nuk ishte mision i lehtë. Të jesh në gjendje ta përfshish secilin në mënyra të ndryshme, më ka bërë të lumtur sepse e kam gjetur kënaqësinë në punë”, ka theksuar Maran. 

Si fituese e grupit, Shqipëria mund të paraqitet edhe në plejofin për kualifikim në “Euro 2028”, nëse këtë nuk mund ta arrijë nëpërmjet kualifikimeve të rregullta. 

Përzgjedhësi 63-vjeçar e mori drejtimin e Shqipërisë më 19 maj të këtij viti dhe e zëvendësoi në këtë post Sylvinhon. 

Në tetë ndeshje, përfshirë dy miqësoret dhe ballafaqimet e Ligës së Kombeve, përzgjedhësi Maran me Shqipërinë i ka pesë fitore e tri disfata.