Lazio e ka shfrytëzuar gabimin e Interit që u mposht të shtunën mbrëma në derbi nga Milani me rezultatin 3:1.
Lazio nuk ka lejuar befasi dhe të dielën e mposhti Cagliarin në shtëpi me përmbysje të rezultatit 2:1. Ndeshja i takoi xhiros së dhjetë.
Lazio me fitore është shkëputur në pozitën e parë me 28 pikë. Interi ka tri pikë më pak një pozitë më poshtë.
M'Bala Nzola e kaloi në epërsi Cagliarin në minutën e 20-të.
Lazio shifrat në 1:1 i barazoi në minutën e 36-të me golin që e realizoi sulmuesi danez, Gustav Isaksen.
Ndërsa golin e fitores 2:1 e shënoi Andrea Pinamonti në minutën e 83-të.
Cagliari ka 13 pikë dhe renditet në mesin e tabelës.