KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
ποδόσφαιρο

Το Κόσοβο U15 ξεκινάει με ήττα το «Παγκόσμιο Κύπελλο»

Κοσσυφοπέδιο U15

Përfaqësuesja U15 e Kosovës e ka humbur ndeshjen e parë të “FIFA U-15 World Cup & Festival 2026”, në Baku të Azerbajxhanit. 

Kosova e udhëhequr nga Ilir Nallbani u mposht 1:0 nga Estonia të shtunën në mëngjes. 

Golin e fitores për estonezët e shënoi Ron Veskimae në minutën e 37-të. 

“Kupa e Botës U15” mbahet me këtë format për herë të parë, ndërsa marrin pjesë 189 shtete. Përfaqësueset janë të ndara në 32 grupe. Ndeshjet luhen me nga tetë lojtarë, dy pjesë nga 20 minuta. Secila përfaqësuese i ka nga 14 lojtarë. 

Në grup me Kosovën janë edhe Anguilla, Franca, Maldivet dhe Afrika e Jugut.