KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
ποδόσφαιρο

Πρώην αστέρας της Λίβερπουλ δέχτηκε επίθεση από σκύλο, χρειάστηκε πάνω από 50 ράμματα για τα τραύματά του

Jermaine Pennant

Ish-futbollisti i Premier Leagues, Jermaine Pennant, ka treguar se i janë dashur më shumë se 50 qepje pasi u sulmuar egërsisht nga një qen.

43-vjeçari po shëtiste dy qentë e tij në Londër javën e kaluar, kur u sulmua nga një qen i racës Pastori Gjerman. 

Ish-futbollisti i Liverpoolit dhe Stoke City tha se qeni e kapi në këmbë dhe nuk e ka lëshuar, derisa po përpiqej të mbronte qenin e tij. Më pas qeni i futbollistit ndërhyri për të larguar qenin sulmues, duke parandaluar “atë që mund të kishte qenë një situatë e tmerrshme”, shkroi Pennant në “Instagram”.

Pennant ka thënë për “The Sun” se iu deshën mbi 50 qepje në këmbën e djathtë, pasi pësoi katër plagë nga kafshimet e qenit.