KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
ποδόσφαιρο

Η Γκρούντα αξιολογείται πριν από τον όμιλο με τη Γερμανία

Brian Gruda

Brajan Gruda ishte më i miri në fitoren 5:2 të Leipzigut kundër Augsburgut. Gruda kontribuoi me dy asistime në fitoren e Leipzigut të shtunën, ndërsa të hënën u vlerësua nga trajneri i Leipzigut, Martin Demichelis dhe bashkëlojtarët.

“Ishte një paraqitje e shkëlqyer nga ana e tij. Ai duhet të qëndrojë i qetë dhe të vazhdojë të punojë shumë”, ka thënë Demichelis, shkruan “Bild”.

Lavde thurën edhe David Raum e Willi Orban.

“Ai është vërtet i çmendur, në fakt, është plotësisht i çmendur”, tha Raum.

Orban tha se Gruda është zhvilluar shumë kohëve të fundit.

“Ai po bëhet gjithnjë e më profesional edhe jashtë fushës”, tha Orban.

Gruda është ftuar nga Gjermania për ndeshjet e këtij muaji në Ligën e Kombeve.

Vetë Gruda thotë se paraqitja për Gjermaninë “do të thotë shumë për mua dhe familjen time”.

Gruda është lojtar i Brightonit. Me klubin anglez ka kontratë deri në vitin 2028. Detyrimi i Leipzigut për të blerë Grudën hyn në fuqi në vitin e ardhshëm për rreth 25 milionë euro, pas një numri të caktuar paraqitjesh.