KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
ποδόσφαιρο

Ο νικητής της Χρυσής Μπάλας διέπρεψε στο «Φαντίλ Βόκρι»

Χάρι Καν

Më 17 nëntor të vitit 2019, Kosova e mahniti botën e futbollit me mënyrën sesi e priti Anglinë në Prishtinë.

Shtatë vjet më parë Anglia e fitoi 4:0 ndaj Kosovës ndeshjen e fundit të eliminatoreve për “Euro 2020”. Në ndeshjen e luajtur në “Fadil Vokrri” kishte shkëlqyer Harry Kane. Kapiteni i Anglisë shënoi gol dhe asistoi një herë në fitoren 4:0. Kane të hënën mbrëma e fitoi për herë të parë Topin e Artë, çmimin prestigjioz që i ndahet futbollistit më të mirë.

Kane kishte shënuar golin e dytë në minutën e 79-të, ndërsa asistoi për golin e realizuar nga Mason Mount në minutën e 91-të.

“Ishte një ndeshje e vështirë, një terren i vështirë. Vendasit shin të gatshëm gjithnjë dhe ne kemi fituar tashmë grupin prandaj psiqikisht nuk ishte e lehtë të shkojmë sërish. Por, mendoj se e menaxhuam mirë dhe ishim klinik. Rezultati prej 0:4 është fantastik”, kishte thënë Kane pas ndeshjes në Prishtinë.

Kane kishte shënuar ndaj Kosovës edhe në ndeshjen e luajtur në Southampton. Anglia kishte fituar 5:3.